KUKES- Rënia e temperaturave në javën e parë të janarit ka sjellë edhe shtimin e numrit të të prekurëve nga virozat e gripit. Në spitalin rajonal të Kukësit ka një shtim të vizitave. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe kanë vijuar trajtimin në shtëpi, ndërsa pacientë të tjerë janë shtruar në spital për një mjekim më intensiv. Sipas mjekëve, situata nuk është alarmante, edhe pse ka një shtim të rasteve, ndërsa apelojnë për një kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
“Në spitalin rajonal të Kukësit ka pasur raste që kanë marrë shërbim ambulator dhe raste në urgjencë. Pak raste janë shtruar në shërbimin infektiv. Ne jemi në dispozicion të çdo rasti, uroj mos kemi shtim sepse dhe moti po ftohet. Njerëzit të mos kenë shumë kontakt me të ftohtin dhe të pinë lëngje”, tha mjekja Fjoralba Prifti
Ndër grupmoshat më të prekura nga virozat e stinës janë fëmijët dhe të moshuarit. “Shërbimi është i mire, por koha e ftohtë ne jemi të sëmurë se jemi dhe pleq”, tha një pacient. “Shërbimi i mjaftueshëm, erdhëm për një viztë për gripin”, tha një tjetër qytetar
Ministrja Manastirliu gjatë një prononcimi gjatë ditës së djeshme pohoi se virusi i gripit është në një nivel mesatar por ka një tendencë në rritje. Ndërkohë apeloi që të përdorin qendrat shëndetësore. Në Shqipëri, sikundër në të gjithë vendet Europiane po qarkullon virusi i tipit A, nëntipi A/H1 dhe qarkullimi i virusit është me intensitet mesatar, me tendencë rritje, një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Nis vaksinimi falas kundër gripit! 280,000 doza në të gjithë vendin
7 Tetor, 15:06
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Ndërgjegjësohen qytetarët, s’marrin antibiotikë pa recetë! Rekomandimet e mjekëve dhe farmacistëve në raste virozash: Konsumoni lëngje, shmangni kopshtet
25 Janar, 15:58
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05
-
Fluks në spitalet e vendit/ 300 fëmijë në ditë në pediatri! Apeli i Mjekes: Vaksinohuni ndaj gripit
24 Janar, 12:28
-
Shkodër, mbi 500 raste me grip brenda javës! Shefja e epidemiologjisë: Gripi më agresiv se vitin e kaluar, pasoja në mushkëri
23 Janar, 14:49
-
Gripi/ Fluks në urgjencën e Gjirokastrës! Mjekja: Disa të moshuar janë shtruar në spital me komplikacione
19 Janar, 16:06
-
Situata nga gripi, Çomo: S’ka vend për panik, vaksinimi thelbësor për parandalimin e komplikacioneve në shëndet
17 Janar, 10:11
-
Mbi 13 mijë të prekur nga gripi e virozat në javë! Ekspertët: Ka një trend në rritje, por jemi larg epidemisë! Ja simptomat
15 Janar, 16:23
-
Gripi mbush urgjencën e Fierit, mjeku: S’ka vend për panik! Ja masat që duhet të merrni
15 Janar, 14:29
-
Piku i infektimeve, gripi mbush urgjencat në Vlorë e Krujë! Mjekët: Më të prekur janë fëmijët e të moshuarit
11 Janar, 16:04