Greqia ka regjistruar 58 raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor gjatë javës së fundit, duke e çuar në 290 numrin total të të infektuarve që nga fillimi i periudhës së mbikëqyrjes, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Nga rastet e konfirmuara, 199 kanë shfaqur komplikacione që prekin sistemin nervor qendror, ndërsa 91 kanë pasur simptoma të lehta ose nuk kanë shfaqur simptoma neurologjike.

Deri më 2 shtator, në Greqi janë regjistruar 24 viktima nga virusi i Nilit Perëndimor. Sipas EODY, të gjithë personat që humbën jetën ishin mbi moshën 65 vjeç.