Virusi misterioz godet sërish Kinën, dhjetëra persona të infektuar

Virusi misterioz godet sërish Kinën, dhjetëra persona të infektuar

bota

Një pneumoni virale ka goditur qytetin qendror të Wuhan, në Kinë. Pneumonia, shkaqet e së cilës ende nuk janë zbuluar deri tani, ka infektuar rreth 44 persona deri më tani, 11 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet Kineze, ndërkaq janë marrë edhe masat e para nga Singapori apo Hong Kong për të ekzaminuar me kujdes numrin e udhëtarëve që vijnë nga Wuhan.

Virusi vdekjeprurës, raportohet të jetë i ngjashëm me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes ose me gripin “Sars” që vrau më shumë se 700 njerëz në të gjithë botën në 2002-03, pasi kishte origjinë në Kinë.

Nisur nga simptomat, mediat sociale spekulojnë për një lidhje të mundshme me sëmundjen ngjitëse “Sars”, ndërsa policia e Wuhan tha se tetë persona janë dënuar për "botim pa verifikim ose përcjellje të rremë të informacionit në internet”.

“Në epideminë 2002-03, virusi preku më shumë se 8,000 njerëz në 26 vende, duke vrarë 349 njerëz në të gjithë Kinën dhe 299 në Hong Kong. Ata që kanë fluturuar drejt vendeve të tjera mendohet se kanë qenë ndër të vetmit të paprekur nga shpërthimi infektoz, sepse Sars përhapet shpejt pa trajtim të shpejtë në spital”, shkruan BBC.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja