Visar Ymeri mesazh qeverisë: 
Do përgjigjeni për rastin Dehari

Visar Ymeri mesazh qeverisë: <br />Do përgjigjeni për rastin Dehari
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lërimit nga paraburgimi të Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit në arrest shtëpiak, ka kërkuar nga prokuroria e Kosovës zbardhjen e rastit të Astiti Deharit, i cili në rrethana jashtëzakonisht të dyshimta u gjet i vdekur në Burgun e Prizrenit.

Ai ka “kërcënuar” politikën se do të përgjigjet politikisht dhe penalisht.

“Ky proces i montuar politikisht ka kolapsuar. Pushteti nuk do të mund ta ndalë zbardhjen e së vërtetës për rastin, e veçanërisht drejtësinë për Astritin. Këtë nuk do ta lejojmë. Pushteti i kriminalizuar do të përgjigjet politikisht. Dhe, sipas të gjitha gjasave, penalisht”, theksoi Ymeri.

Më tej ia kujtoi se edhe pas kaq kohës askush nuk ka marrë përgjegjësi. “Prej sot Atdheu, Egzoni, Adea dhe Frashëri janë në arrest shtëpiak. Petriti është i obliguar të lajmërohet në polici. Astriti vdiq në Burgun e Prizrenit në rrethana jashtëzakonisht të dyshimta. Edhe sot e kësaj dite askush nga organet shtetërore nuk dha përgjegjësi. E përgjegjësi kanë të gjitha në zinxhir: elementet e kriminalizuara në polici e hetuesi që e montuan rastin, prokuroria që ua mirëmbajti dhe ndihmoi këtë montim, gjykata që u bë pjesë e këtij montimi duke ua pranuar kërkesat e tyre për burgosje pa asnjë provë a dëshmi, qeveria si ekzekutiv, dhe mazhoranca, që duke ndërhyrë politikisht, e nxiti këtë montim dhe nuk lejoi asnjëherë mundësi diskutimi për këtë katandisje të organeve ekzekutive të shtetit të kapur”, ka shkruar Ymeri.

Kreu i VV-së, akuzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, se ka bërë përpjekje maksimale për të pamundësuar zhvillimin e një seance për të diskutuar për rastin e Deharit.

Pushteti, e veçanërisht Kadri Veseli, ndërhyri drejtpërdrejt që ta pamundësojnë seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! duke kërkuar nga deputetët të tërhiqen nga nënshkrimet që i patën dhënë. Javës që shkoi u dorëzua dhe peticioni i mbi 23 mijë qytetarëve. Midis të tjerash aty kërkohet mbajtja e seancës plenare. Komisioni parlamentar për shqyrtimin e peticioneve as nuk planifikoi të mblidhej derisa tre deputetë të opozitës e kërkuan mbajtjen e mbledhjes. Sot ky komision me gjithë kërkesat e deputetit Haskuka, vendosi që t’ia delegoj kryesisë së Kuvendit se kur ta mbajë seancën parlamentare për të shqyrtuar Peticionin ‘Drejtësi për Astritin’. Pas të gjitha këtyre pengesave tash jemi në dijeni se Kryetari i Kuvendit, vetë pra Kadri Veseli, do të kërkojë të mbledhë firmat, nga deputetët për një seancë të iniciuar nga ai. Kjo s’është gjë tjetër përpos një poshtërsi”, shtoi Ymeri.

I pari i Vetëvendosjes thotë se nuk kanë asnjë dyshim se kanë për qëllim heshtjen e legjitime për përgjegjësinë e dy ministrave, të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. “Tanimë askush nuk as më të voglin dyshim se procedurat e stërzgjatura, shkelja e tyre pasi kalon edhe stërzgjatja, kanë vetëm një qëllim - ta heshtin kërkesën legjitime të qytetarëve për njohjen e përgjegjësisë direkte të të paktën dy ministrave, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme”, shkruan Ymeri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni