Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm. Në këtë mbledhje kryetari i kësaj Lëvizje Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e di që është shumë afër fitoreve së zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me organizimet tjera qytetare do t’i fitojnë ato, transmeton zeri.info.

Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u organizuar me të gjitha kapacitetet për të kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e  Zi. Ai premton se sikur më parë këtë marrëveshje do ta ndalin përsëri.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com