Visar Ymeri: Tre arsye pse Rama 
duhet të anulojë vizitën në Serbi

Visar Ymeri: Tre arsye pse Rama <br />duhet të anulojë vizitën në Serbi
Lëvizja Vetëvendosje i kërkon kryeministrit, Edi Rama, të anulojë vizitën në Serbi. Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka renditur tre arsye të cilat sipas tij janë të mjaftueshme për t'i thënë Jo vizitës së Ramës në Beograd.
 
Ymeri thekson se Serbia arrestoi kryepolicin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nuk njeh pavarësinë e Kosovës si dhe ruan marrëdhënie të tensionuara me vendet që ka qenë në konflikt.   
 
Ai thekson se përpara se të shkojë një herë në Beogard, Rama duhet të vizitojë pesë herë Kroacinë.
 
Deklarata e plotë e Visar Ymerit:
 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiç me temën: “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”.
 
I bëj thirrje Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
 
Serbia e Vuçiçit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiçin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro