Visar Zhiti promovon “Perëndia 
mbrapsht dhe e dashura” në Itali

Visar Zhiti promovon “Perëndia <br />mbrapsht dhe e dashura” në Itali
TIRANE- Romani i Visar Zhitit “Perëndia mbrapsht dhe e dashura”, përkthyer në italisht nga Elio Miracco do të përurohet në Romë, më 22 prill 2015. Aktiviteti do të mbahet në librarinë  e njohur “Fandago”, pranë parlamentit italian.

Të pranishëm në promovin do të jenë Mario Bova, president i “Occhio Blu”, përkthyesi Elio Miracco, i cili është edhe  drejtues i Katedrës së Albanalogjisë në Universitetin “La Sapienza” në Romë, dhe presidenti i shtëpisë së njohur botuese italiane “Rubbettino”, Luigi Franco. Romani i Visar Zhitit “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” u botua në Tiranë në vitin 2004 nga “Omsca-1”.

Kritika e vlerësoi këtë roman për origjinalitetin artistik dhe për ngjarjet rrëqethëse nga jeta në burgjet e grave dhe nga fushat e shkreta të internimeve. Romani i shkruar me vërtetësi dhe forcë të lartë artistike i ngjan një elegjie të brendshme, me etjen e bukur për jetë. Romani në italisht, me dëshirën e autorit, mban titullin “Il visionario alato e la donna proibita” (“Vegimtari me flatra dhe gruaja e ndaluar”)

Visar Zhiti është një nga shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë bashkëkohorë e nga të paktit që është dënuar nga diktatura e Enver Hoxhës nga shkaku i një vepre poetike, me përmbajtje hermetike, e trishtuar dhe për më tepër e kundërt me kanonet e realizmit socialist. Pas 10 vitesh burg e punë të detyruar, me rënien e diktaturës, Zhiti pati mundësinë të botojë gjithë veprën e tij, mes të cilës dhe poezinë e shkruar fshehurazi gjatë burgimit.

Përtej ndihmesës tepër të lartë e origjinale në panoramën letrare ballkanike, romanet e tij si dhe esetë e tjera kanë konsoliduar lirinë intelektuale dhe jetën demokratike në Shqipëri. Librat e tij janë përkthyer në mjaft vende, (nga SHBA në Maqedoni, nga Rumania në Itali) duke marrë vlerësime të rëndësishme.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023