KUKES - Festimi i Vitit të Ri për qytetarët e Kukësit është një sfidë. Kjo pasi rrëshqitjet e dheut në aksin nacional Kukës-Shishtavec kanë izoluar rreth 10 mijë banorë të komunave Shishtavec e Topojan, të cilët në prag të Vitit të Ri detyrohen të kalojnë ushqimet nëpërmjet një tuneli.
Për të shkuar në Kukës banorët detyrohen të kalojnë përmes një tuneli, i cili është ndërtuar për futjen e tubave më qëllim kalimin e ujit që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
Vetë banorët shprehen se rrezikshmëria në tunelin në të cilin kalojnë është e lartë, ndërsa theksojnë se janë njoftuar të gjitha instancat për këtë problem.
Ata shprehen se për të çuar ushqimet në qytet kanë faturuar makina private.
Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe shkrirjes së dëborës në këtë aks rrugor janë një fenomen i zakonshëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com