'Vitamina D mbrojtëse ndaj COVID-it', epidemiologu: E merrni falas në diell duke ruajtur distancën fizike

Epidemiologu shqiptar, Ilir Alimehmeti në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Report tv është shprehur se vitamina D është mbrojtëse ndaj koronavirusit dhe të dalësh në diell sjell vetëm të mira për organizmin.

"Duhen studime nëse ka efekt apo jo, por është mbrojtëse ndaj COVID-it,  jo vetëm në këtë periudhë por në çdo periudhë. Njerëzit nuk janë bërë por të qëndruar në shtëpi, por për të dalë jashtë e të ekspozohen në diell. Ka suplementet e veta dhe pse mos ta merrni falas gjatë qëndrimit në diell. Shtresa me më pak vitaminë D është mosha e tretë, pasi ata kanë dalë më pak", është shprehur Alimehmeti.

Ai ka thënë se nuk duhet t'i mbajmë njerëzit brenda, ku secili mban përgjegjësi vetë për veten e tij dhe nëse arrihet të kenë distancim fizik nga të tjerët, patjetër që dielli nuk bën dëm. Në lidhje me situatën e koronavirusit në vend ai është shprehur se nuk duhet të frikësohemi kur kemi rritje të shifrave, sepse ata janë raste të njohura.

"Ne kemi pasur një kurbë të rrafshët. Në qoftë se ky virus do t'i përngjajë koronaviruseve të tjera do të bjerë prej motit të ngrohtë, por mund të kthehet në vjeshtë. Nëse nuk ka distancim fizik mund të ketë rrezik që të përsëritet. Ne nuk kemi vdekje prej javësh e numri i të prekurve është i vogël. Kur vjen diçka e re gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në të kaluarën. Ka një diskutim që ai sillet si SARS-i, por ai nuk ishte asimptomatik, kurse COVID-i është asimptomatik edhe pse ata janë të ngjashëm 80%", ka thënë epidemiologu.

Lidhur me deklaratat e publikuara nga OBSH-ja ai është shprehur se ka dhënë raste që nuk kanë pasur një lidhje koherente.

"Aktualisht janë 6 modele të publikuara, ku njëri prej tyre është që do të ketë një valë kryesore tani një valë më të vogël më vonë, një valë tjetër pas 3 vitesh e në fund do të shuhet. Gjithashtu kemi pasur edhe modele që kanë qenë janë të gabuara, të pavërteta, por ecurinë do ta shikojmë në vijim", ka thënë epidemiologu.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse po vonon hapja e plazheve, Alimehmeti thotë se është një pyetje për autoritetet, por gjithsesi nuk ka asnjë evidencë që virusi është i pranishëm në det, lumë apo liqen, duke mos përbërë rrezik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv