Viti 2013, “lë postin”
lideri i demokratëve

Viti 2013, “lë postin”<br />lideri i demokratëve
TIRANE- Viti 2013 do të mbetet në historinë e Partisë Demokratike si viti kur lideri i tyre Sali Berisha dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Lulzim Basha. Pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp nga selia e vjetër e Partisë Demokratike duke deklaruar dorëheqjen e tij nga posti i kreut të demokratëve dhe duke hapur në këtë mënyrë edhe garën brenda partisë për të caktuar udhëheqësin e ri.

Dorëheqja e Berishës
Tri dit pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp përpara anëtarëve më të lartë të partisë duke deklaruar dorëheqjen e tij. Në mbrëmjen e 26 qershorit, ish-kryeministri mbajti një fjalim të gjatë përpara anëtarëve ku renditi disa arsye për humbjen e PD-së dhe duke i marrë ai të gjitha përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve. Ajo që do të mbetet në mendjen e demokratëve në mbrëmjen e 26 qershorit ishte çasti kur Berisha u përlot në fjalimin e tij, konkretisht kur dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së. Kjo përlotje e tij u shoqërua edhe nga disa lot të anëtarëve që ishin të pranishëm në sallën e konferencës, ku ndër ta ishte edhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zgjedhjet e brendshme
Pas dorëheqjes së ish-kryetarit të PD-së, ai mblodhi kryesinë e Partisë Demokratike për të paraqitur kandidaturat e rej për kryetarin e ri të PD-së. Pavarësisht se u rregjistruan katër persona për të garuar në zgjedhjet e brendshme, vetëm dy prej tyre u morën me fushatën brenda partisë. Konkretisht Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi filluan brenda strukturave të PD-së fushatën e tyre personale për të marrë drejtimin e partisë. Pas një fushate disa javorëshe, në datën 22 korrik Lulzim Basha u zgjodh kryetar i PD-së. Por kjo fitore e tij nuk kaloi pa akuzat e Olldashit i cili në një postim në faqen e tij në “facebook” theksoi se strukturat e Partisë kishin mbështetur në mënyrë të njëanëshme Lulzim Bashën. Kjo deklaratë e tij në atë kohë solli edhe një ftohje të relatave me Berishën ku në disa mbledhje qeverie të stinës së verës ai nuk u paraqit, pavarësisht se ishte Ministër i Transporteve.

Edhe pse mandati i dytë qeverisë së Berishës ishte i mundshëm prej votave të LSI, në muajin prill të këtij viti kjo mazhorancë pësoi një tërmet në themelet e saj. Pas dorëheqjes së LSI-së nga koalicioni me Berishën në datën 1 prill, ish-kryeministri demokrat filloi tratativat e nëndheshme me disa deputet të PS-së që të mbante pushtetin. Kjo gjë u arrit pasi tri deputet socialist, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani bashkua votat e tyre me PD-në duke mundësuar mbajtjen e Berishës në qeveri, pavarësisht se e djatha nuk e kishte mazhoracën e votave. Krahas kësaj, në ditët e fundit të qeverisë Berisha, ish-kryeministri mori një vendim i cili kaloi në pronësi të PD-së Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Kësisoj PD-ja në vitin 2013 ndryshoi edhe selinë e saj historike duke kaluar në një ambient më të madh, por duke hapur edhe debate të forta me Partinë Socialiste e cila nuk ishte mandatuar ende për të qeverisur vendin.
 
Ngjarja e hidhur në 2013
20 nëntor, humb jetën deputeti Sokol Olldashi
Në mbrëmjen e 20 nëntorit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident automobilistik. Ky aksident i tij solli një debat të ashpër brenda Partisë Demokratike të cilat lidheshin kryesisht me zgjedhjet e brendshme të PD-së. Konkretisht deputetja Mesila Doda dhe deputeti Igli Cara ishin dy nga personat që akuzuan rëndë ish-kryetarin e tyre, Sali Berisha ku theksuan se Olldashi ishte i duhur për të drejtuar PD-në. Por krahas kësaj, vdekja e tij solli edhe një bashkim të politikës shqiptare.

Si rradhë herë në hitorinë e këtyre 23 viteve demokraci në Shqipëri, të majtët edhe të djathtët u bashkuan në homazhet që u zhvilluan në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për të përciellur për në banesën e fundit Sokol Olldashin. Por vedkja e tij u përfshi edhe në një maraton hetimesh. Prokurorisë së Tiranës iu deshën disa javë që të dilte në një qendrim përfunditmarë për vdekjen e tij. Në dosjen e posaçme për ish-deputetin demokrat u theksua se ai vdiq nga aksidenti automobilistik dhe konkretisht nga përplasja e kokës me xhamin e derës së makinës, gjë kjo që solli edhe vdekjen e tij.

Humbja e një nga figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike bëri që ai të shpallej si një nga kontribuesit më të mëdhenj të ngritjes së kësaj force politike në mazhorancë. Konkretisht gjatë festimeve të 23 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Tiranë dhe Durrës, kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se Olldashi është një nga personat që do ti mungojë më së shumti partisë. Sipas Bashës, Olldashi dha një kontribut të pakrahasueshëm dhe për këtë ai do të mbetet si një nga individët më aktiv në ringritjen e PD-së pas vitit 1997 ku për 8 vite bëri një opozitë konstruktive duke e mundësuar që PD-ja të vinte në pushtet në vitin 2005.
 
26 qershor 2013
Berisha duke dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Në këtë çast ish-kreu i partisë u përlot duke përoltur edhe anëtarët e PD-së që ishin të pranishëm në konferencën për shtyp.
22 korrik 2013
Kryetari i Partisë Demokratike duke votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë. Në këtë proces Basha konkurroi përballë ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi, ku ky i fundit akuzoi procesin si të manipuluar.
15 prill 2013
Në seancën plenare të datës 15 prill, tri deputet të Partisë Socialiste, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli bashkuan votat me PD duke mbajtur Berishës sërish në pushtet.


 Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë