Viti 2019, Kryemadhi uron me foto familjare: Qoftë i bukur, me dashuri e ngjyra!

Viti 2019, Kryemadhi uron me foto familjare: Qoftë i bukur, me dashuri e ngjyra!

Fotoja e familjes Meta

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka uruar të gjithë shqiptarëve ndërrimin e viteve me një foto të familjes së saj, pjesë e të cilës është edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

"Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët.  Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbjen për të dashurit e tyre që nuk jane më. Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit. Në këtë mbrëmje të fundit të 2018, zoti u dhëntë forcë e kurajo të gjithë atyre që luftojnë me semundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore. I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për 2019!  Qoftë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve. Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas," -shkroi krahas fotos Kryemadhi. 

Postimi i Kryemadhit në Instagram


Lajmi kryesor:

Ndërrohen vitet/ 2019-ta vjen në Shqipëri, spektakël fishekzjarresh në Sheshin Skënderbej (VIDEO-FOTO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë