Si çdo vit, Zelanda e Re ka qenë vendi i parë që ka festuar Vitin e Ri 2014. Fishekzjarrët u ndezën nga pika më e lartë e vendit, Sky Tower në qytetin Auckland, sapo akrepat e orës shënuan 00:00.

Qielli u ndriçua për disa minuta nga fishekzjarret e shumta të cilat dhuruan një spektakël të vërtetë.

zeland e re
(Ne foto: Festimi i vitit te ri ne Zelanden e Re)

Dy orë më vonë, ndërkohë që në Shqipëri ora shënonte 14:00 ishte rradha e Australisë për të festuar Vitin e Ri. Mijëra njerëz ishin mbledhur në Sydney Harbour Bridge, ku ishte inskenuar edhe një koncert.

Në orën 12 të natës me orën lokale, qindra fishekjarre shpërthyese, të vendosura në urë, që lajmërojnë mbërritjen e Vitit të Ri së pari "në fund të botës".

Ato mahnitën si çdo vit njerëzit e pranishëm dhe telespektatorët që ndiqnin festimet anë e mbanë botës.

Rreth orës 16:00 me orën tonë ka festuar Vitin e Ri Japonia, ndërsa një orë më pas Kina, Hong Kongu dhe Tajvani.

sidney
(Ne foto: Festimi i Vitit të Ri në Australi)

Ndërkohë Dubai do të tentojë një rekord botëror për shfaqjen më të madhe të festimeve të Vitit të Ri.

Redaksia online
(ed/ac/mag/shqiptarja.com)