Fëmija i parë i vitit 2026 në maternitetin e Fierit erdhi në jetë në orën 00:05, dhe është djalë, me peshë 3 kilogramë e 400 gramë.

Një fillim i mbarë dhe një bekim i madh për prindërit Lulëzim dhe Matilda Dautaj, nga Mallakastra.

Familja e tyre është e bekuar edhe me një vajzë 20- vjeçare, por tashmë gëzimi u shtua me ardhjen e një jete të re.