Foto: Ilir Meta
Ish presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët me rastin nisjes së vitit të ri akademik!
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta thotë se ‘Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë’, ndërsa shprehet se arsimi po përballet me disa probleme.
Prandaj sipas tij ‘arsimi është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë'.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në nisjen e vitit të ri akademik!
Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Por sot, arsimi i lartë përballet me probleme serioze, nënfinancim të qëllimshëm, paga skandaloze, mungesë reformash dhe kontroll politik që kanë dëmtuar rëndë cilësinë dhe autonominë akademike.
Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë gjithnjë e më shumë në dije dhe kapitalin njerëzor, Shqipëria renditet e fundit për cilësinë e universiteteve, përballet me mbylljen e degëve, auditore gjithnjë e më bosh dhe një largim të pandalshëm të të rinjve jashtë vendit.
Arsimi duhet të jetë një prioritet kombëtar. Vetëm përmes një sistemi arsimor cilësor dhe konkurrues mund të ndalim shpopullimin, të krijojmë mundësi reale për të rinjtë dhe të ndërtojmë një Shqipëri europiane me vende pune të mirëpaguara dhe produktive.
Arsimi është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus.
Ne besojmë se ringritja e Shqipërisë nis nga ringritja e arsimit, me buxhet 5% të PBB-së, dyfishim të pagave të pedagogëve, depolitizim të universiteteve dhe reforma të thella që rikthejnë cilësinë, meritën dhe konkurrueshmërinë. Vetëm një vend që investon te dija dhe studentët, investon te e ardhmja e tij.
Lajmi kryesor:
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në të gjithë vendin! 20 mijë prej tyre ulen në auditoret e universitetit për herë të parë




