Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve: Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Vihet re trendi në rritje për degët që kanë treg pune, si infermieria, inxhinieria dhe ekonomia, ndërsa surpriza e këtij viti është sporti. Në anën tjetër, degët e mësuesisë, sidomos Gjuhë-Letërsia, Matematikë-Fizika dhe Gjuhët e Huaja kanë mbetur pa studentë. Madje, në Korçë dhe Vlorë, disa degë u pezulluan këtë vit akademik.
Durrës
Në Universitetin e Durresit 1800 studentë nisen vitin e pare, me nje rritje te lehte 6 % krahasuar me vjet. Mes tyre janë 67 studentë të huaj. Më të kërkuarat mbeten ekonomia dhe infermieria. Korpusi ka një godinë të re per fakultetin e studimeve profesionale por ende nuk ka konvikt per studentet e rretheve.
Elbasan
Rreth 1300 studentë te rinj nisën studimet e larta ne Elbasan, ku interesi eshte përqendruar te infermieria, sportet, ekonomia dhe teknologjia e informacionit.
Edhe programet profesionale Teknik Mjedisi, Teknologji Laboratori dhe Mekatronikë kanë regjistrime, ndryshe nga deget e mësuesisë qe vijojnë të jenë të hapura por me fare pak studente.
Shkodër
Në Universitetin e Shkodrës, 953 u ulën në auditore për herë të parë, me rritje të lehtë 8% krahasuar me vitin e kaluar.
Infermieria, Mamia, Edukimi Fizik dhe dega e re e administrim-biznesit kryesojne regjistrimet. Interesi për programet e mësuesisë mbetet i ulet njesoj si vitet e kaluara, por perjashtim ben Fizika qe kete vit ka pasur regjistime.
Korçë
Rreth 510 studentë nisen vitin akademik ne Universitetin “Fan Noli” të Korçës, ku me te preferuara jane teknologjia e informacionit, ekonomia dhe infermieria. Degët Gjuhë-Letërsi Shqipe, Matematikë-Fizikë, Gjuha Frenge, Gjuhë Pakicash, Economics nuk aktivizohen këtë vit pasi nuk ka regjistrime. Rektorati sqaron se këto programe nëse kalojnë 4 vite të pezulluara shkojnë drejt mbylljes përfundimtare.
Vlorë
E njëjta situatë është në Vlorë, ku nuk është regjistruar asnjë student në Matematikë-Fizikë, Mësuesi dhe Gjuhë Italiane, ndaj këto degë pezullohen vetem për këtë vit akademik.
Sakaq, në degët e tjera, si Juridik, Infermieri, Inxhinieritë Mekanike, etc janë regjistruar në total 950 studentë. Janë hapur 3 programe të reja, Teknik Laboratori, Dermoestetikë, Inxhinierisë Navale.
Gjirokastër
Rreth 500 studentë të rinj nisin studimet ne Universitetin e Gjirokastrës, ku dominojne Infermieria, Ekonomiku dhe programet profesionale. Ndryshe paraqitet situata në degët e mësuesisë, me vetem 20 studente te rinj ne degen e Ciklit të Ulët dhe Parashkollorit.
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë nisi vitin e ri akademik me 4 programe studimi. Deri në këtë fazë kryeson Administrimi i Biznesit ku janë plotësuar 70% e kuotave. Regjistrimet janë në proces ndaj nuk jepen shifra për numrin e studentëve.












Komente
Komento