Viti i ri akademik, Prefekti i
Tiranës tryezë për masat‏

Viti i ri akademik, Prefekti i<br />Tiranës tryezë për masat‏
Fillimi i vitit të ri akademik mblodhi bashkë institucionet qendrore në nivel vendor të qarkut Tiranë për të bashkërenduar punën sa i përket planit të masave për sigurimin e jetës dhe shërbimeve ndaj nxënësve. Tryeza e organizuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, kishte në thelb pasqyrimin e planit të masave që kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor, policinë e shtetit, Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës si edhe atë Qarkut të Tiranës, OSHEE dhe Ujësjellësin, Drejtorinë e Higjienës, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social etj.
 
Në çelje të takimit,  Vorpsi theksoi se sfidat janë të shumta, prandaj dhe bashkëpunimi është mënyra më e mirë për t’i tejkaluar këto sfida.  

“Ankthi i çdo qytetari këto ditë është trafiku i rënduar i cili shpesh bëhet shkak për vonesa, por edhe për aksidente. Në rolin e Prefektit do të kërkoja nga policia të jetë e pranishme e të mobilizohet sidomos në orët e mëngjesit për mbarëvajtjen e drejtuesve të automjeteve dhe shmangien e çdo rasti që do të vinte në rrezik jetën e qytetarëve” – tha në fjalën e tij Vorpsi.
 
Po ashtu, Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi nga ujësjellësi dhe OSSHEE-ja më shumë vëmendje për furnizimin e rregullt të institucioneve arsimore. 
 
“Një nga problematikat e shumta që hasen gjatë vitit shkollor është mungesa e ujit dhe furnizimit me energji elektrike, sidomos gjatë muajve të ftohtë të dimrit, që janë kushtet minimale që duhen garantuar për mbarëvajtjen e orarit mësimor, veçanërisht në shkollat ku zhvillohet mësim edhe në orët e pasdites. Do të kërkoja garancinë e plotë të institucioneve përgjegjëse për të parë me prioritet këto problematika”- tha prefekti Vorpsi.

Ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes drejtuesve të shkollave, psikologëve dhe Policisë me prindërit për të identifikuar problematikat që në gjenezë.

Në përfundim të fjalës së Prefektit Vorpsi, Ajola Byzyka, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale për Tiranën, tha se institucioni që ajo drejton ka marrë të gjitha masat për sezonin e ri arsimor. Ajo tha se bashkëpunimi me policinë është në nivelet më të larët. Zjn. Byzyka tha se gjatë kësaj periudhe janë marrë masa për higjienën nëpër shkolla.
 
Ervin Hodaj, Kreu i Policisë së Tiranës, parashtroi planin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit të ri arsimor. Sipas tij, Drejtoria e Policisë Rrugore ka identifikuar zonat më problematike për qarkullimin rrugor, që përkojnë dhe me shkollat dhe për këto zona do të ketë një menaxhim më specifik për të mënjanuar trafikun e rënduar në orën e hyrjes dhe daljes së nxënësve nga shkolla.

Më tej, gjatë tryezës së thirrur nga Prefekti Vorpsi, përfaqësuesit e OSSHE-së dhe Ujësjellësit dhanë garancitë e tyre për furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe ujë institucionet arsimore. Në të njëjtën linjë u shprehën dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Higjienës.   

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes