Veliaj takon administratorët e shkollave, sulmon Belind Këlliçin: S'ka mbaruar gjimnazin por di të djegë goma

Veliaj takon administratorët e shkollave, sulmon Belind Këlliçin: S'ka mbaruar gjimnazin por di të djegë goma

1725629097_erionveliaj.JPG

Në prag të vitit të ri shkollor, i cili nis në 9 shtator, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, ndërsa një mesazh e pati edhe për opozitën.

Sulmoi dhe Belind Kelliçin i cili nuk ka diplomë të shkollës së mesme por se di vetëm të djegë goma para bashkisë, duke iu referuar aksioneve të opozitës me djegie gomash para bashkisë.

“Dua t’u uroj suksese kolegëve që kanë filluar detyrën si administratorë të 5 shkollave të reja që do të hapim ditën e hënë. Kemi shkollën “Emin Duraku”, një shkollë totalisht e re, ndoshta më e bukura sot në Tiranë, të cilën e ndërtuam me Bashkimin Evropian. Veç atyre që pengojnë dezinfektimin e shkollave, kemi edhe këta që vijnë e djegin goma para bashkisë, që flasin për shkollat - se ka fëmijë që shkojnë në shkollë, por ka edhe nga këta që nuk e kanë mbaruar shkollën dhe si fëmijë nuk kanë mësuar se në jetë ka edhe humbje, s’ke çfarë i bën, rrihesh me 60 mijë vota, duhet të gjesh një punë tjetër.

Në qoftë se shikohet me çfarë çmimi për metër katror bëhen shkollat e BE-së, është 20, 30, 40 deri 50% më shumë se sa ato që bën Bashkia e Tiranës. Pse? Sepse ata kanë edhe inxhinierë të huaj, burokratë, inspektorë të huaj, që rriten kostot. Për të gjithë ata që nuk e kanë mbaruar gjimnazin, por dinë të djegin goma, prandaj shkolla është e rëndësishme, ndaj duhet ta mbarosh gjimnazin, se aty kupton të bësh llogari, të mirëkuptosh edhe pse i huaji ka kosto më të lartë, se ai vjen më një rrogë tjetër”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se gjatë muajit gusht është bërë një punë e madhe për të përgatitur ashtu siç duhet të gjitha godinat arsimore.

“Ju falënderoj që kaluat gushtin duke punuar për të sjellë në terezi shkolla që kanë pasur nevojë për mirëmbajtje të thelluar ose për të mbajtur standardin e shkollave të reja që kemi ndërtuar. Shumica e prindërve e mbështet dezinsektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e shkollave. 99.9% e njerëzve, që janë njerëz normale, e kuptojnë se çfarë po bëni duke dezinfektuar mjediset, e kuptojnë se shkenca, OBSH-ja, BE-ja, që certifikon këto produkte, është shumë më e avancuar se budallallëku i atyre që besojnë se toka është e sheshtë”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 5 shkolla të reja në sezonin e ri, Veliaj: I japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët me spektrin autik


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë