Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mit'hat Frashërit

Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mit'hat Frashërit

Mit'hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo ishte botues i “Kalenadri Kombiar” që nis në vitet 1897-1928. Ishtë një ndër themeluesit e medias shqiptare, botues i disa gazetave, shkrimtar, politikan e diplomat shqiptar, nënshkrues i deklaratës së pavarësis në vitin 1912. Më herët kishte qënë bashkëdrejtues i Kongresit të Manastirit me Atë Gjergj Fishtën.

Kontributi i Mit’hat Frashërit është ndër më të rëndësishmit në përphapjen e dijes në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar. “Kalendari Kombiar” i motit 1913, nis me kartolinën për Shqipërinë që kishte vetëm dy muaj e pavarur, pas 500 vitesh pushtimi otoman. I gjithë materiali i këtij numri i kushtohet ngjarjes më të rëndëishme, të 28 nëntorit 1912, shpallja e pavarësisë s Shqipërisë.

Tema sjell kartolinën e numrit të parë të "Kalendarit Kombiar," në janar 1913 që nis me urimin për vitin e ri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Moti i ri 1913

Me zë të zemrës së nxehtë

I lutem Zotit të Gjithësisë

Për motin e nënqint e trembëshjetë

Të jetë prurës i lumturisë

Të jetë prurës i gëzimit

Të derdhë qetësinë si ilaç

Të hapë portën e mësimit

Në tërë kombin shqipëtar

Të jetë përmbushës i dëshirës

Që ushqen në zemër çdo njeri

I lumturisë dhe i ëmbëslisë

Lutem të jetë moti i ri

Ashtu o Zot lutemi të jetë

Bëfhs e u bëftë siç dëshiron

Megjith zemër shqiptar i vërtetë

Bëfsh e arrifsh tek shpreson

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet