Viti i Ri plot me të reja! Ndryshimet që duhet të bëni gjatë 2024

Viti i Ri plot me të reja! Ndryshimet që duhet të bëni gjatë 2024

Me ardhjen e shpejtë të vitit 2024, ju me siguri jeni të zënë duke planifikuar dekorimet tuaja të Vitit të Ri dhe dollitë që kulmojnë natën e ndërrimit të viteve. Por pas festës vjen dita e Vitit të Ri dhe bashkë me të një kohë për të menduar për synimet e reja. 

Shkoni përtej rezolutave tipike si të shkoni në palestër dhe merrni në konsideratë më shumë ide jashtë të zakonshmes, si të mësoni se si të investoni paratë tuaja, të kaloni kohën tuaj vullnetare për bamirësi ose të provoni një hobi të ri! Pavarësisht se cilën rrugë zgjidhni, ka shumë mënyra për të krijuar një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme në vitin e ri. Pyetja e vetme është, si do të zgjidhni vetëm një?

Krijoni hapësirë për t’u relaksuar

E pabesueshme, por e vërtetë, të jesh produktiv është mjaft e vështirë. Ne mendojmë se të ngadalësosh dhe të qetësohesh është humbje kohe. Për të gjithë ata që duan të punojnë, lini kohë çdo javë për të bërë diçka që ju pëlqen ose që është plotësisht relaksuese.

Bëni më shumë komplimente

Një kompliment i vogël mund të bëjë dikë të lumtur. Në fakt, studime kanë treguar se marrja e një komplimenti mund të rrisë pozitivitetin në marrëdhënie dhe të rrisë lumturinë e përgjithshme. Dhe dhënia e komplimenteve mund të jetë po aq frymëzuese sa edhe marrja e tyre – kështu që do t’ua ndriçoni ditën e tyre dhe tuajën!

Shëndeti duhet të jetë i pari!

Këtë vit mundohuni që vërtet të bëni një ndryshim të rëndësishëm për shëndetin tuaj. Për personat që përtojnë apo mendojnë se janë shumë të zënë për të përgatitur mëngjes, drekë dhe darkë në shtëpi dhe preferojnë që të marrin diçka të gatshme, është momenti që të ndryshojnë zakonet e tyre në të mirë të shëndetit. Duke ngrënë ushqime të gatuara me kujdes në shtëpitë tuaja, ju siguroheni për produktet e përdorura dhe do të shihni menjëherë ndryshim në trupin tuaj. 

Shkëputuni pak nga mediat sociale

Bërja e një pushimi nga mediat sociale mund të ndihmojë në uljen e ndjenjave të stresit, ankthit dhe depresionit të shkaktuara nga navigimi i tepërt në internet. Aplikacione si Instagram madje kanë lançuar një opsion të ri “Take a Break” për të inkurajuar përdoruesit e rinj të thyejnë ciklin e lëvizjes dhe të dalin nga aplikacioni pas një kohe të caktuar. 

Ndaj këtë vit bëni ndryshime në dukje të vogla por që kanë rezultate direkte.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar