Mësuesit që nuk kanë arsimin përkatës ose japin lëndë jashtë profilit, shtatorin që vjen nuk do të jenë më pjesë e sistemit arsimor. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, në një intervistë për A1 Report shpjegon se së bashku me evidentimin e kësaj kategorie mësuesish, synimi i MAS është të ofrojë një arsimim me standarde.

“Kemi një gjendje shumë të trishtë të mësuesve që janë pa arsimin përkatës ose pa arsimin në profesionin përkatës dhe japin lëndën që realisht nuk duhet të kishin dhënë. Ministrja e Arsimit ka dhënë urdhër që të bëhet nje listim i plotë në mënyrë që ata që ata që nuk pjesë të sistemit të arsimit, detyrimisht do të ikin nga sistemi i arsimit. Në arsim do të jetë ai mësues që për të dhënë histori duhet të ketë mbaruar histori,”-është shprehur Zv. Ministrja e arsimit Nora Malaj
Sa i përket mbylljes së 12 gjimnazeve part-time, Malaj shpjegoi se faji do të kërkohet edhe tek inspektorët e arsimit që e lejuan këtë situatë, ndërsa shtoi se janë të vendosur të ndëshkojnë këdo që vepron në mënyrë të paligjshme. Aktualisht MAS po kalon në skaner të gjitha kopshtet dhe shkollat private.
“Ishte fiktiv, ishte abuziv dhe i cili na tregoi rast pas rasti të gjitha rastet që duhen ndëshkuar. Ndëshkimi nuk është vetëm humbja e liçensës por për të vazhduar edhe më pas me përshkallëzimin e dëmit që është bërë duke mbajtur qëndrim edhe për personat përgjegjës që kanë qenë pjesë kontrollore ekësaj cilësie dhe e këtij sistemi,”-ka vijuar Malaj për A1 Report.

Sipas Zv.ministres së Arsimit, vitin që vjen, falë kartës së performancës do të kemi renditjen e cilësisë të të gjithë shkollave të arsimit parauniversitar, publike dhe private, në mënyrë që prindërit të dinë se çfarë vlere ka shkolla që ata zgjedhin të çojnë fëmijët.
/Shqiptarja.com

VIDEO