TIRANË - Shqiptarët po preferojnë gjithnjë e mëshumë që ta festojnë ndërrimin e viteve jashtë vendit. Sipas të dhënave nga agjencitë turistike në Tiranë, pasi kanë eksploruar resortet e skive në vendet e rajonit dhe kryeqytetet e Evropës, në destinacionet e ndërrimit të vitve të shqiptarëve janë futur edhe vendet e ngrohta, ku kryeson Dubai.

Por falimentimi i Belle Air ka pasur ndikimin edhe në këtë fushë, pasi u është dashur që të ndryshojë shumica e tureve turistike.
 
Gjithnjë e më shumë numri i shqiptarëve që preferojnë të festojnë ndërrimin e viteve jashtë vendit sa vjen e rritet. Pasi kanë eksploruar rajonin me resortet e skive dhe Evropën, kryesisht Romën, Parisin e Londrën, në destinacionet e shqiptarëve për festat e fundvitit gjithnjë e më shumë kanë filluar e preferohen edhe vendet e ngrohta, ku kryeson Dubai.

Udhëtimet janë prenotuar kohë më parë dhe përgjithësisht janë në grupe të mëdha, por ka edhe prenotime familjare. Dhe kur bëhet fjalë për këto festa, shqiptarët preferojnë të marrin gjithmonë të vegjëlit e tyre me vete.
 
Por sipas saj falimentimi i kompanisë Belle Air ka dhënë ndikimin e saj negative edhe tk këto prenotime, pasi shumica e tuyrev u është dashur që të ndryshojnë, duke penalizuar agjencitë turistike. Sipas saj ka ardhur koha që edhe në këtë fushë të ndërhyjë shteti duke vendosur rregulla të qarta.
Sinkron
 
Sipas Bahollit turet disa ditore në grupe janë më të preferuarat edhe për shkak se çdo gjë është e siguruar që në momentin e prenotimit. Por sipas saj një gjë është e sigurtë: Që shqiptarët gjithnjë e më shumë po joshen përta fstuar ndërrimin e viteve jashtë Shqipërisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)