TIRANË - Ndërrimi i viteve dhe ditët e para të janarit do të sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në rrugë. Nisur nga kjo situatë Shërbimi i Emergjencave Civile këshillon qytetarët të bëjnë kujdes në një sërë aksesh rrugore mes tyre dhe Rrugën e Kombit.

Moti pritet të jetë me vranësira e reshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C.

Ndërkohë Ministria e Brendshme paralajmëron të gjitha firmat e mirëmbajtjes së rrugëve, ato që pastrojnë borën e hedhin kripën se nëse nuk kryejnë shërbimet sipas kontratave do të ndëshkohen me burg.

AKSET KOMBËTARE QË PREKEN NGA NGRICAT
• Pukë - Qafë Mali – Fierzë - B.Curri - Valbonë; B.Curri - Qafë Morini; Rruga e Kombit; Milot – Rëshen – Kukës - Qafë Morinë; Kukës - Kalaja e Dodës; Kukës - B.Curri.
• Shkodër – Koplik - Hani i Hotit; Koplik - Theth; Shkodër - Tamarë-Vermosh; Pukë - Fushë Arrëz - Iballë.
• Burrel – Qafë Buall - Bulqizë; Peshkopi - Maqellarë; Librazhd –Stërblevë - Peshkopi; Peshkopi - Kalaja e Dodës.
• Elbasan – Librazhd – Prenjas - Qafë Thanë; Pogradec – Korçë - Kapshticë; Korçë - Qafë Qarri; Ersekë-Leskovik - Tre Urat; Korçë - Voskopojë; Korçë - Dardhë; Korçë – Lozhan - Moglicë; Gramsh – Cërrik - Elbasan.
• Berat – Poliçan - Çorovodë; Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër - Kakavijë; Gjirokastër – Sarandë - Qafë Botë; Vlorë – Orikum - Llogara-Himarë; Qafë Gjashtë - Sarandë.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com