Viti i Ri 'troket' në çadër! 'Ruajmë mos na i merr era' Familja me 7 anëtarë në Bubq: Shyqyr që shpëtuam nga tërmeti

Viti i Ri e gjen familjen Doda me shtatë anëtarë në një çadër, pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë duke e lënë në qiell të hapur këtë familje.

Shumë pak na ndan nga nata e ndërrimit të viteve por ndryshe nga një vit më parë 5 fëmijët e familjes Doda nuk mund të festojë. Jetesa në një çadër dhe moti i ftohtë e bën shumë të vështirë dëshirën për të festuar.

Kryefamiljari Vladimir Doda tregon se tërmeti i dëmtoi banesën dhe që prej atij momenti ata kanë qëndruar në një çadër në oborrin e tyre. Duke qenë se jemi në stinën e dimrit ai thotë që është shumë ftohtë dhe në këto kushte nuk mund të festojnë dot as Vitin e Ri.

“Jam Vladimir Doda, nga tërmeti më është dëmtuar banesa dhe shteti më ka dërguar çadër dhe dyshek që se di kush i ka sjellë. Në çadër është shumë ftohtë. Shtëpinë e kanë parë dy grupe dhe kanë thënë është e pabanueshme. Nuk festohet Viti i Ri në çadër, por shyqyr që shpëtuam nga tërmeti", tha Vladimir Doda

Bashkëshortja e Vladimirit shprehet se gjatë natës kanë frikë pasi era e fortë mund t’i marrë çadrën me vete.

“Mbrëmë gjithë natën unë kujtova se e mori çadrën era, vetëm tundej. Me vështirësi po i kalojmë këto ditë në çadër”, tha bashkëshortja e Vladimirit.

Rreth 10 mijë banorë janë të detyruar të presin këtë vit të ri në çadër dhe nën temperatura shumë të ulëta pasi tërmeti i shkatërroi banesat.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardit: 01/01/2020 08:56

    Mos ngelt polotikan ne kom

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

KQZI i hoqi mandatin, reagon Ministria e Jashtme greke për Belerin: Përfundimi i një procesi me shumë pikëpyetje! Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg

KQZI i hoqi mandatin, reagon Ministria e Jashtme greke për Belerin: Përfundimi i një procesi me shumë pikëpyetje! Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg