Viti i Skënderbeut, Rama: Janë
edhe tre përvjetorë me rëndësi

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar vendimin e marrë në Vlorë dhe që do të zyrtarizohet në mbledhjen e parë të qeverisë së re, se përse do të shpallet 2018 'Viti i Skënderbeut'.
 
Sipas tij, përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar, të cilët janë; 105 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, 140-vjetori i themelimit të Lidhjes së Prizrenit dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit.
 
Rama fton qytetarët që nëse kanë një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut janë të mirëpritur.
 
Ndërkohë që do të ketë një Komision të Posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti.
 
VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT
Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
 
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombētar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar.
 
Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.
 
Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur🙏

skenderbeu

dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret

Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret