Vittorio Parisi: Nuk janë të vërteta
ato që thuhen për Zhani Cikon

Vittorio Parisi: Nuk janë të vërteta<br />ato që thuhen për Zhani Cikon
Një kolege e sjellshme nga Shqipëria më përktheu të mërkurën në mëngjes atë që ishe shkruar tek gazeta ‘SHQIPTARJA.COM’. Mbeta shumë i habitur pasi konstatova që në Shqipëri ka penetruar një virus tipik për shumë vende perëndimore, ai i shpifjes, virus që sigurisht nuk është më pak i keq sesa korrupsioni. Në vendin tim, në Itali, nga shpifja mund të mbrohesh dhe nëpërmjet rrugës ligjore, gjë që e kam bërë me kënaqësi kur janë shpifur mbi mua. Në shpifje janë specializuar dy tipa individësh, ata që nuk janë në gjendje për merita të vetat për të arritur limitet për njeriun shënjestër të shpifjeve dhe ata që nga i njëjti njeri ishin ndihmuar në të shkuarën por që ishin të pa zotë për të thënë një “faleminderit” të thjeshtë, duke preferuar t’i zgjidhin problemet e tyre kështu.
E njoh mjeshtrin Zhani Ciko nga viti 1989 kur ende për motive politike nuk i lejohej të ulej në të njëjtën tavoline me mua për të ngrenë. Shumë shpejt u bëmë miq , që është një gjë e bukur dhe jo një faj siç do të donte ndonjëri, në ditët dramatike të janar/marsit 1991, kur unë isha tek ju në Tiranë, dhe i druheshim faktit që mund të mos shiheshim kurrë më. Në jetën time artistike mjeshtri Ciko, është një nga tre apo katër personat me një vlerë absolute artistike dhe intelektuale që kam njohur në botë, pa modesti të rreme, mjafton leximi i kurrikulumit tim për të kuptuar kë mund të kem takuar unë. Të gjithë herët që unë kam takuar mjeshtrin Ciko në vendin tim, në Itali, kam patur mundësi të vë re përshtypjen e fortë pozitive të bashkëbiseduesve të tij në nivelin më të lartë artistik.
Më bën të ndihem keq kur mendoj që unë kam punuar përkrah atyre që e sulmojnë në mënyrë vulgare pa prova dhe vetëm për një motiv shumë të thjeshtë, pasi asgjë nga ato që thuhen për këtë person nuk është e vërtetë. Nuk jam i vetmi artist italian, apo i huaj, që kam punuar shumë në Shqipëri dhe besoj se askush nuk mund të ofendohet nëse pohoj që nuk bëhet për pasurim ekonomik as për atë njerëzor. Kam deklaruar shumë herë që mendoj se kam jetuar një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë si atdheu im i dytë dhe të hënën me datë 21 në festën e 99-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mendova se do të më pëlqente të mësoja himnin tuaj kombëtar dhe pak më shumë rreth gjuhës suaj të vështirë. Por nuk dua të kem të bëj, as në Itali, as në botë dhe si deduksion as në Shqipëri, me persona që përdorin këto sisteme të ulëta për t’i hequr nderin dhe kredibilitetin një njeriu si mjeshtri Ciko. Këta zotërinj duhet të dinë që duhet të qëndrojnë larg që nga sot! Besoj se titulli i një libri nga një shkrimtar italian, Elio Vittorino, i përshtatet për të nënvizuar diferencën midis personave si Zhani Ciko dhe mes tyre: “Burra dhe jo Burra”
Me respekt
Vittorio Parisi

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg