TIRANE - Pocesi i aplikimit për vizë britanike ka pësuar një ndryshim. Duke filluar nga data 11 qershor, pagesa e aplikimit që bëhet në Shqipëri duhet të kryhet vetëm online (me internet) dhe duke përdorur monedhën Euro, bënë të ditur autoritetet britanike në vendin tonë. Kjo pagesë duhet të bëhet përpara se aplikanti të shkojë për të dorëzuar dokumentat e aplikimit në ambasadë. Pagesa me lekë në dorë në momentin e paraqitjes së kërkesës për vizë, nuk do të jetë më e mundur.
Ky ndryshim është pjesë e procesi në mbarë botën që ka si qëllimin që çdo aplikant të paguajë tarifën me internet brenda 2013/14. Aplikantët në 79 vende të botës tashmë kanë filluar të bëjnë pagesën për vizë britanike vetëm online, njofton ambasada.
Gordon Stein, Drejtori i Manaxhimit në Agjënsinë Britanike të Kufirit (UKBA), i cili është përgjegjës për shërbimin e vizave britanike në Shqipëri, tha: “Lëvizja drejt aplikimit dhe pagesës me internet do të sjellë një procës aplikimi më efikas dhe eshte vazhdim i tendencës globale për pagesa dhe transaksione online. Do të jetë edhe një proces më i sigurtë për aplikantët të cilët nuk do të kenë më nevojë të mbajnë me vete sasi të mëdha parash gjatë procesit të aplikimit.”
Per me shume detaje mbi aplikimin per vize britanike nga Shqiperia vizitoni faqen e Agjensise Britanike te Kufirit http://www.ukba.homeoffice.gov.uk/countries/albania .
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com