Hapi i parë është plotësimi i formularit të aplikimit për vizë në faqen e internetit të Ambasadës në adresën tirana.usembassy.gov.
Hapi i dytë ka të bëjë me krijimin e një llogarie online në adresën albania.usvisa-info.com, ku aplikanti do të regjistrohet edhe për shërbimin postar të DHL.
Hapi i tretë është pagesa që mund të bëhet me para në dorë pranë Bankës Kombëtare Tregtare ose online me kartë krediti. 48 orë pas kryerjes së pagesës, aplikanti do të mund të caktojë edhe një datë takimi.
Detaje të tjera dhe udhëzime gjenden online në adresat Tirana.usembassy.gov dhe Albania.usvisa-info.com
DEKLARATA E AMBASADES/ HAPAT PER TE APLIKUAR PER NJE VIZE JO-EMIGRIMI
1. HAPI I PARË: Plotёsohet formulari online Plotёsohet formulari i aplikimit pёr vizёs jo-emigrimi “DS-160” online nё faqen e internetit tё Ambasadёs Amerikanehttp://tirana.usembassy.gov/formds160.html dhe printohet vetёm fleta e konfirmimit me barkodin. Pasi tё jetё plotësuar formulari DS-160, Interneti do tё udhёzojë që të printohet faqja e konfirmimit që mban kodin e aplikimit. Kjo faqe, sё bashku me njё fotografi, duhet të sillen në Ambasadën Amerikane në Tiranë kur aplikanti do të paraqitet për të aplikuar për vizën tuaj jo-emigrimi.
Gabime tё bёra shpesh: Duhet treguar kujdes gjatё plotёsimit tё Formularit DS-160 qё tё vendosen tё gjithё emrat e mbiemrat e pёrdorur, pёrfshirё edhe mbiemrin para martese. Pёrndryshe, do tё kёrkohet tё caktohet njё datё tjetёr takimi.
2. HAPI I DYTË: Krijohet njё llogari online nё albania.usvisa-info.com
Krijohet njё llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat e mёposhtme: a) Nga vetё aplikanti nё faqen e internetit http://albania.usvisa-info.com
>
b) Nga operatori i Qendrёs sё Telefonatave, duke telefonuar nga Shqipёria nё numrin e telefonit pa pagesё (+355) (0) 445 000 37 pёr tё krijuar njё llogari, ose nёse telefonuesi ёshtё nga SHBA nё numrin (703) 439-2349.
c) Duke pёrdorur falas shёrbimin Skype nё emrin usvisaalbania
Aplikanti duhet tё regjistrohet edhe pёr shёrbimin postar DHL dhe adresёn se ku do t'i dorёzohet pasaporta me vizёn, nёse ai/ajo gjendet i/e kualifikueshёm pёr vizёn.
3. HAPI I TRETË: Kryhet Pagesa pёr Vizё Jo-emigrimi Duhet tё ndiqen udhёzimet nё faqen e internetit albania.usvisa-info.com mbi tre Opsionet e Pagesёs dhe kryhet pagesa e vizёs. Pagesa mund tё kryhet 1) me para nё dorё tek Banka Kombёtare Tregtare, 2) online me kartё krediti nё faqen e internetithttp://albania.usvisa-info.com, ose 3) online me kartё krediti, duke telefonuar nё numrin pa pagesё. Nёse zgjidhet tё paguhet me para nё dorё, aplikantit do t'i duhet tё plotёsojё e printojё nga faqja e mёsipёrme e internetit kuponin e pagesës për vizën, tё cilin do ta dorёzojё tek Banka Kombёtare Tregtare.
Vini Re: Nёse aplikanti zgjedh tё paguajё me para nё dorё, do t'i duhet tё presё 48 orё para se sistemi ta lejojё tё caktojё njё datё takimi.
4. HAPI I KATËRT: Caktohet Data e Intervistёs nga aplikanti nё http://albania.usvisa-info.com duke hyrё tek llogaria e tij dhe duke vendosur numrin e faturёs sё pagesёs sё vizёs, ose duke telefonuar Qendrёn e Telefonatave dhe duke i dhёnё numrin e faturёs sё pagesёs sё vizёs pёr tё caktuar njё datё takimi.
5. HAPI I PESTË: Pёrgatiten Dokumentet e Kërkuara për një Vizë Jo-Emigrimi
Nё faqen e internetit tё Ambasadёs Amerikanehttp://albanian.tirana.usembassy.gov/appt_docs.htmlrenditen dokumentet e kёrkuara nё ditёn e intervistёs. Pёrveç dokumenteve qё aplikanti dёshiron tё paraqesё, ai duhet tё sjellё pasaportёn aktuale, si dhe tё gjitha pasaportat e skaduara, fletёn e konfirmimit tё formularit DS-160, dhe fletёn e datёs sё takimit.
Rastet Kur Tarifa e Aplikimit ёshtё Paguar para Datёs 19 Dhjetor:
Nё rast se aplikanti e ka paguar tarifёn e aplikimit pёr Vizё Jo-emigrimi nё Bankёn Intesa SanPaolo pёrpara datёs 19 Dhjetor 2012, dhe nuk ka mundur tё caktojё njё datё takimi, atёherё mund tё dёrgojё njё e-mail nё [email protected] duke kёrkuar njё datё takimi. Nё kёtё e-mail duhet tё pёrfshihet informacioni i mёposhtёm:
Emri i plotё i aplikantit,
Datёlindja,
Numri i konfirmimit tё Formularit DS-160,
Numri i faturёs dhe data e pagesёs,
Numёr telefoni,
Adresё e-maili. Pёr mё tepёr informacion, vizitoni faqen tonё tё internetithttp://albanian.tirana.usembassy.gov
Redaksia Online
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)