Vizat, BE-Prishtinës: Kushti i
njëjti, marrëveshja me Malin e Zi

Vizat, BE-Prishtinës: Kushti i<br />njëjti, marrëveshja me Malin e Zi<br>
Bashkimi Europian i kujton sërish Prishtinës zyrtare se heqja e vizave për qytetarët do varet nga marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. 

Kjo u deklarua nga Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Kosovë. Ajo takoi liderët më të lartë politikë e institucional të vendit. Schmid kërkoi që Kosova t’i bëjë reformat e nevojshme, duke shtuar se "e di nevojën e liberalizimit të vizave, për të cilën duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit".

Në takim me presidentin Thaçi, diplomatja e BE-së, u njoftua për zhvillimet e fundit në vend dhe për reformat e Kosovës në sundimin e ligjit  dhe ekonomi. Presidenti tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt BE-së, kurse zyrtarja nga Brukseli kërkoi që vendi të bëjë më shumë në luftimin e  korrupsionit. Diplomatja evropiane Shmind u prit edhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Në deklaratën për media, shkruan se në  takim u bisedua për reformat e shumta që, sipas Veselit, po bëhen në shumë sektorë, e që  përshpejtojnë rrugën e drejt integrimit, duke shtuar se kosovarët e meritojnë liberalizimin e vizave.

Në deklarimin e vetëm para media, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, diplomatja evropiane edhe një herë u rikujtoi institucioneve të Kosovës se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, bashkë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbeten kushtet e vetme për liberalizimin e vizave. "E ardhmja e Kosovës është në BE, njësoj siç është edhe e ardhmja e rajonit. Dera jonë është e hapur për Kosovën , por duhet duhet të bëhen reformat e nevojshme, si në edukim dhe ekonomi. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për Kosovën, por Kosova i ka kusht ato që tashmë janë të ditura, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit sepse kjo është çështja kyçe njëjtë si edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar", deklaroi Helga Schmid, sekretare e përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.

Kryeminsitri Haradinaj nga ana tjetër ka thënë se Kosova është e vendosur në implementimin e detyrave që i caktohen nga BE, por nuk e përmendi demarkacionin me Malin e Zi. Gjatë ditës, Shmid takoi ndaras edhe liderët e dy partive opozitare,  Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilëve u ritheksoi edhe një herë se  integrimet e vendit drejt BE-së, varen nga punët që kryen Prishtina.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese