Vizat/ Braçe: S'ka betejë të Holandës, por të Bashës kundër shqiptarëve

Vizat/ Braçe: S'ka betejë të Holandës, por të Bashës kundër shqiptarëve

Zv/ kryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe deklaron se nuk ka betejë të Holandës kundër shqiptarëve, por betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve. Ai thotë se vizat nuk do të rikthehen për shqiptarët. Braçe shprehet se kërcënimet e Bashës se do të ketë të tjera vende që do të marrin të njëjtin vendim dëshmon ecejaket e tij në zyrat politike të partive të ekstremit të djathtë e deri raciste, janë beteja e tij e përditshme kundër shqiptarëve.

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur sot se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat në lidhje me vizat dhe se asgjë nuk ka ndryshuar. Ambasadori italian Alberto Cutillo është shprehur se ky është një vendim i Holandës dhe jo i BE.

Përsa i përket hapjes së negociatave Cutillo shprehet se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Debati i fortë në Shqipëri lindi pas vendimit të parlamentit të Holandës dje që votoi me shumicë një mocion për ti kërkuar Brukselit rikthimin e vizave.

Postimi i plotë i Erjon Braçes
NUK KA BETEJE TE HOLLANDES KUNDER SHQIPTAREVE!

KA BETEJE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Pas qendrimit dje te Qeverise se Hollandes,

Pas qendrimit sot te Delegacionit te KE ne Tirane,

Pas qendrimit sot te Komisionit Evropian,

#TeGjithe bashke:

#Nuk rikthehen vizat per shqiptaret;

Deshmon ne menyre te qarte se:

Ka nje beteje kriminale te lulzim bashes kunder shqiptareve!

Kercenimet e sotme te Lulzim Bashes dhe gojtareve te tij se,

do te kete te tjere parlamente qe do marrin te njejtin vendim,

deshmojne se ecejaket e Lulzim Bashes neper zyrat politike te partive te ekstremit te djathte e deri raciste, jane beteja e tij e perditshme kunder shqiptareve.

I deshperuar per mbeshtetesit qe pakesohen duke i lene rretherrotull vec nje grusht keqberesish te dhunshem;

I tmerruar qe qytetaria masive e Tiranes dhe cdo qyteti tjeter te madh apo te vogel nuk e mbeshtet, nuk e ndjek por e percmon;

Lulzim Basha mendon se do i marre me vete duke ju hequr te drejta apo cenuar ne ekonomine e tyre,

bere te pakenaqur duke ju treguar me dore qeverine!

Me kriminal se kaq nuk mund te kete!

As qe e diskutoj qe qeveria ka problemet e saja ne administrim e sherbim ndaj qytetareve;

Me to po merremi dhe forte madje,

duke pastruar dhe modernizuar,

Sherbyer!

Por,

ne kete rast eshte Lulzim Basha,

vetem dhe kriminal kunder shqiptareve!

Askush tjeter!

Ministri i Brendshëm i Holandës, Kajsa Ollongren, i shpjegoi Parlamentit dje se,

nëse në vitin 2016 ishin 710 shqiptarë të dyshuar për vepra penale, në 2017-n numri i të dyshuarve zbriti në 499 dhe pësoi një ulje të mëtejshme vitin e shkuar, me 476;

Numeri i shqiptarëve të dyshuar për kryerjen e krimeve në Holandë është i papërfillshëm, me më pak se 0,2% të totalit të krimeve të regjistruara përgjatë një viti.

Në krahasim, nëse në 2018-n kishte 476 shqiptarë të dyshuar, midis pakicave të tjera kombëtare ishin 10 520 polakë të dyshuar, pothuajse 4 mijë rumunë, 3 300 algjerianë, 3 500 belgë, mbi 3 mijë bullgarë, e shifra më të madhe kriminaliteti se shqiptarët kanë edhe algjerianët, marokenët, spanjollët, rusët, somalezët, portugezët, shtetasit e vendeve baltike, gjeorgjianë, etj.

E kuptoni?

Lulzim Basha ju ka shpallur lufte!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E.brace: 17/04/2019 18:38

    E gjeti justifikimin dhe miushi rilindas kur deshtojn ja hedhin fajin bashes

    Përgjigju
  • Turi: 17/04/2019 17:42

    S mund te kete me krimiel se kaq ke te drejte, po shqiptaret pa viza leviznin gjithmone deri sa erdhi enveri me dushanin e miladinin e hoqen dhe pashaportat nga qarkullimi, po ai esht hero sipas ketij zoteris dy pellembe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen