Vizat, Malmstrom mbledh në
Tiranë ministrat e Ballkanit
Kërkesat në rritje për azil politik në vendet e BE, sjellin sot në Tiranë komisioneren Sesilia Malmstrom. Ministeriali i rradhës i ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor zhvillohet në dy ditë me 5 dhe 6 Nëntor.
TIRANE- Kërkesat në rritje për azil politik në vendet e BE, sjell sot në Tiranë komisioneren Sesilia Malmstrom. Ministeriali i rradhës i ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor zhvillohet në dy ditë me 5 dhe 6 Nëntor.
Sipas njoftimit për mediat, Temat e Ministerialit janë: Çështjet e procesit të stabilizim-asocimit për arritjet në sistemin e drejtësisë dhe të Ministrisë së Brendshme, situata pas liberalizimit të vizave dhe lufta kundër trafikimit të armëve, qenieve njerëzore si dhe integrimi i romëve dhe të drejtat e tyre, transparenca si mjet për luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimi gjyqësor për çështje penale dhe civile si dhe lufta kundër drogave.
Në çelje të punimeve do të marrë pjesë edhe kryeministri, Sali Berisha, i cili do të mbajë një fjalë përshendetëse. Sot ministeriali i hap punimet ne oren 15 00, nesër në orën 09: 30 .
Disa vende të Bashkimit europian kanë shprehur shqetësim të thellë për rritjen e numrit të azilkërkuesve për shkak të abuzimit me liberalizimin e vizave dhe kanë kërkuar marrjen e masave të shpejta mes të cilave dhe mundësinë e rivendosjes së përkohshme të regjimit të vizave
Gjashtë vende anëtare të Bashkimit europian Belgjika, Luksemburgu, Gjermania Franca, Austria dhe Hollanda i kanë kërkuar Brukselit që të përshpejtojë procedurat për vënien në jetë të “mekanizimit të shpëtimi”, i propozuar nga komisioni europian, e që parashikon që në rast të rrethanave të jashtëzakonshme të mund të rivendoset regjimi i vizave ndaj vendeve ballkanike të cilat përfituan nga liberalizimi i vizave në zonën Schengen në vitin 2009 dhe 2010. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75 përqind gjatë këtij viti krahasuar me një vit me parë dhe “kjo është një shifër shqetësuese”, deklaroi me 25 tetor në përfundim të mbledhjes së ministrave të Brendshëm të vendeve të Bashkimit europian Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e Brendshme të Bashkimit europian.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15