Vizatimi i Ramës në kopertinën
e ‘Corriere della Sera’/ FOTO
Gazeta e njohur italiane 'Corriere della Sera' kopertinën e radhës së suplementit të kulturës e ka hapur me një vizatim të kryeministrit Edi Rama.
Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera”, kopertinën e suplementit të kulturës e ka hapur me një vizatim të kryeministrit Edi Rama.
Vizatimi është realizuar mbi axhendën e një dite të ngjeshur pune më 10 Janar 2017, që ka qenë e mbushur me takime për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.
Në agjendë vërehen takimet e përpikta të shefit të ekzekutivit me ish-kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj, që aktualisht është ministër i Brendshëm, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por edhe me Taulant Ballën, bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore.
Në një nga seksionet e jashtme, kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e temës "Viva Arte Viva" të edicionit të 57-të të Bienales së Venecias.
Kuratorët dhe drejtuesit e Bienales kanë caktuar një kënd të veçantë për disa artistë të njohur e me reputacion ndërkombëtar në kompleksin Giardini.
Shqipëria në këtë ekspozitë ndërkombëtare përfaqësohet nga Leonard Qylafi dhe artisti tjetër shqiptar Sislej Xhafaj që përfaqëson Kosovën.
Ndërsa këndi ku ka ekspozuar Kryeministri Rama është një dhomë e madhe, ku duken një varg vizatimesh me ngjyra, gjeometrike që të japin përshtypjen e vizatimeve nëpër fletore, realizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë vëmendjen e audiencës në Bienalen e sivjetme të Venecias me veprat e prezantuara në kompleksin Giardini, një kënd i përcaktaur për artistët e veçntë, ku përfshihen edhe Pauline Curnier Jardin, Michel Blazy, Nevin Aladağ, Achraf Touloub, Irina Korina, Taus Makhacheva, Maria Lai, McArthur Binion, Edith Dekyndt, Hajra Ëaheed, Kananginak Pootoogook, Sebastián Díaz Morales dhe Luboš Plný.
Këta artistë, sipas një tjetër media, që shkruan sërish për Edi ramën, revista e artit “Artsy”, “janë për të thumbuar Bienalen”.
Kopertina e suplementit të kulturës së "Corriere della Sera" dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1803
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35