Vizita 4 ditore emocionuese e Malalas në vendlindje

Vizita 4 ditore emocionuese e Malalas në vendlindje

Malala Yousafzai në vizitën në vendlindjen e saj, Pakistan

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është nisur për në Britani pas përfundimit të vizitës së saj katërditore në Pakistan, vizitë kjo e para në vendlindjen e saj që kur u qëllua nga militantët talebanë në vitin 2012.

Malala, tani 20 vjeçare, udhëtoi për në Pakistan për herë të parë që kur u qëllua në kokë në autobusin e saj të shkollës nga persona të armatosur sepse ajo bëri fushatë për edukimin e vajzave, të cilat grupi ekstremist militant i kundërshton.

Malala, i cili ishte 15 vjeç në kohën e sulmit, u dërgua më pas në Angli për t’u trajtuar. Ajo qëndroi atje , duke u regjistruar në Universitetin e Oxfordit në gusht 2017, kurse në vitin 2014 fitoi çmimin Nobel për Paqe.

Në vendlindje, ajo bëri një vizitë të shkurtër në qytetin e saj në Luginën Veriperëndimore të Swat, si dhe u takua me kryeministrin Shahid Khaqan Abbasi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë