Në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në Pallatin Montecitorio nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.
Në qendër të bisedimeve ishin bashkëpunimi mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin parlamentar, por edhe bashkëpunimin në funksion të paqes dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e të partneritetit strategjik, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Parlamenti italian për të gjitha fazat e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo ndihmë do të vijojë edhe gjatë procesit të negociatave të aderimit. Një kontribut të veçantë, Presidenti Begaj, konsideroi edhe rolin e rëndësishëm të Italisë në kuadër të Procesit të Berlinit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik e social të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Një vëmendje e veçanti iu kushtua bashkëpunimit rajonal, për të cilën Presidenti Begaj, evidentoi rolin stabilizues të Shqipërisë, si dhe vlerësoi rolin e Italisë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek sfidat me të cilat dy vendet po përballen që prej agresionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kontributin e Shqipërisë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë takim, Presidenti Begaj shoqërohej dhe nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Itali, Arben Pëllumbi dhe Emilja Koliqi.
0


B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
59.9%
-
Jo
32.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2263
Lajme të tjera
-
Debat i ashpër me arbitrin, trajneri italian pëson infarkt! Defibrilatori i shpëton jetën
26 Shtator, 11:01
-
Rama në Itali, takon Presidentin e Senatit: Në qendër mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve! Nesër bisedime me Melonin
26 Shtator, 10:11
-
Përcillet sot për në banesën e fundit ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, ceremonia dot mbahet në Romë! Merr pjesë edhe Begaj
26 Shtator, 09:10
-
Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Giorgio Napolitano
26 Shtator, 08:56
-
Si nëpër filma! Trafikanti shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, ndihmohet nga jashtë me dron (Emri+Foto)
25 Shtator, 16:59
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
-
Trafiku i ri Shqipëri-Itali po lulëzon në heshtje, breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi
25 Shtator, 14:33
-
Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania dhe Italia, në takim edhe Escobari
25 Shtator, 12:26
-
Italia do të prodhojë avionë të rinj luftarakë me Britaninë dhe Japoninë
24 Shtator, 22:41
-
Tensionet në veri të Kosovës/ Shpëtim Idrizi, thirrje Presidentit Begaj: Mblidh urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar!
24 Shtator, 17:59
-
Italia kritikon planet e Gjermanisë për financimin e organizatave bamirëse në ndihmë të emigrantëve
24 Shtator, 16:24
-
Itali/ Ishulli i Siçilisë goditet nga breshëri me përmasa të topit të tenisit
24 Shtator, 15:10