Negociatat, Çuçi: Brukseli e konfirmoi, anëtarësohemi në bllok me Serbinë e Malin e Zi

Deputeti i PS, Bledi Çuçi, i ftuar në studion e Report Tv u shpreh skeptik për vizitën e Lulzim Bashës në Bundestagun gjerman, pasi kryedemokrati deklaroi se kishte kërkuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas deputetit socialist, opozita është bërë pengesë e rrugëtimit europian të Shqipërisë. 

Nuk pamë ndonjë koleg të Bashës, gjerman, që t'i dalë në krah dhe të thotë që z.Basha na kërkoi të përkrahnim Shqipërinë. Një koleg i partisë simotër të Bashës, m.q.s shpenzoi dy ditë në Gjermani, të dilte dhe t'i thoshte shqiptarëve, bashkë me Bashën se u kërkua çelja e negociatave. Kështu që nuk është se ka ndonjë lëvizje të tillë të Bashës. Opozita ka bërë të pamundurën që këto negociata të mos çelen. 

Bledi Çuçi, deputet i PS

Çuçi tha se qeveria do punojë maksimalisht këto dy muaj për të bindur vendet skeptike. Gjithashtu, nënkryetari i komisionit parlamentar për Integrimin, Bledi Çuçi parashikon anëtarësim në bllok në BE për Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. 

"Do punopjmë fort këto dy muaj. Këtu roli i opozitës do ishte i mirëpritur që edhe me njohjet që kanë brenda forcave politike simotra, në mënyrë që në qershor të merrej vendimi p[ërfundimtar për çeljen e negociatave. Shqipëria ka kapur ritmin e Serbisë dhe Malit të Zi sa i takon rrugës së integrimit. Kemi qenë pas, këto vende kanë qenë para nesh. Besoj se do hyjmë me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, njëkohësisht në BE. Dhe ky është një lajm i mirë, sepse kemi qenë gjithmonë prapa këtyre"

Bledi Çuçi, deputet i PS

Sa i takon lëvizjeve të opozitës, protestat dhe thirrjet për mosbindje civile, Çuçi tha se janë pjesë e kursit antieuropian të opozitës. 

Mosbindja civile është një sebep që lidhet me pengimin e rrugëtimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE. Unë nuk gjej asnjë arsye tjetër. Ndoshta është frika e rëformës në drejtësi, kreditet që merr maxhoranca, megjithëse integrimi në BE është edhe kontribut i opozitës, i të gjitha forcave politike në 26 vite. Edhe ata kanë bërë reforma të rëndësishme për të shkuar drejt europës, por tani që ndodhen në opoizitë po siellën në mënyrë të çuditshme, gati-gati haptazi antieuropiane, pa përfshirë pastaj këto afrimet me Rusinë, fondet e marra etj,. 

Bledi Çuçi, deputet i PS

Duke iu referuar kushtit të vendosur nga opozita për maxhorancën, lirimin e 11 protestuesve kuksianë, Çuçi tha se kjo nuk është në dorë të qeverisë, pasi të arrestuarit kanë konsumuar vepër penale. "Të jeni të bindur se do kishin gjetur ndonjë sebep tejtër, po të mos ishin këta 11 kuksianët, do ktheheshin të kryeprokurori sërish".  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi