Forca të shumta të policisë janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili do të mbërrijë sot për herë të parë në Tiranë. Blinken është caktuar të qëndrojë në Tiranë për 8 orë. 

Report Tv sjell pamjet mbi taracën e kryeministrisë ku janë përqendruar forcat speciale të Repartit RENEA, me snajper.

Mbi 1 mijë forca policore, mes tyre dhe ato elitë të RENEA-s janë dislokuar në institucionet kryesore. Në tarracën e Pallatit të Kongreseve ka snajperistë. Të tillë janë dhe pranë zonës së kryeministrisë, në zonën e kuvendit dhe të korpusit universitar. Forca RENEA janë dislokuar dhe në rrugët hyrëse e dalësë te Tiranës, ndërsa policia po monitoron qarkullimin rrugor, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema.
 


Lajmi kryesor:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken viziton Tiranën: Mirënjohës për mikpritjen e afganëve! Rama, udhëheqës i shquar! Takon Dumanin e krerët e drejtësisë