Erdogan vizitë në Tiranë në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, masa të rrepta sigurie! Do të mbrohet nga Garda e RENEA, mbërrijnë edhe forca nga Turqia! Problemet me lëvizjet drejt Rinasit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë nesër në Tiranë dhe do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vend. Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke. Gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend. Report Tv ka siguruar pamjet e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit. Forca turke një pjesë shkon në Laç dhe pjesa tjetër qëndron në Tiranë.

Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.  

Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.

Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' etj.

“Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas”, njofton policia.

Axhenda e plotë e vizitës së Erdogan

Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk. 

Në orën 11.30 është vizita e Erdogan në shtëpinë e një familjeje në Laç.  Në 11.45 – Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.  Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama.  Në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et'hem Beut.  Në 17.00 – Fjala e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 nisja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fundi i vizitës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Vizita e Erdogan në Tiranë, TË GJITHA rrugët që do të bllokohen nesër, oraret dhe akset që duhet të shmangni

Për shkak të vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë, policia e shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie dhe për pasojë do bllokohen disa akse rrugore në vend. 

Të gjitha rrugët që do të bllokohen:

• Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.

• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.

• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.

• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

• Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

• Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.

• Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.

• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.

• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.

Ora 15:54
Laçi gati për të pritur presidentin Erdogan, ‘vishet’ me flamujt shqiptar e turk

Laçi është bërë gati për të pritur presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë. Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptar e turk, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diele. Presidenti turk sëbashku me autoritetet qeveritare do të inaugurojnë lagjen e re në Laç të rindërtuar pas tërmetit me financim të qeverisë turke. Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do e inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i 520 apartamenteve me financim te qeverisë turke.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanian: 17/01/2022 14:13

    Injoranca e shqiptareve ne komente! Jo nuk e dine ata cka ber turqia per ne ne kohe te veshtira. Ndiqni kot evropen per shekuj por perhere ktheheni mbrapsht me xhepa bosh. Jeni indoktrinuar nga propagandat evropiane. Se dini ju shqiprine ne kohen e perandorise osmane jo.

    Përgjigju
  • Hasani: 17/01/2022 03:17

    Ngaqe erdhi aeroplanmbajtesjs me e madhe anerikane ne Shqiperi Putinit i ka hyre frika ne palce dhe po dergon vellain e tij te vogel.

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2022 01:56

    Dikur,ne kohen e pushtimit,Rruges te Kavajes iu vendos emri /Musolini/,tani nje shesh ne Lac do t'i vihet emri i Musolinit te Stambollit,teokratit te Ankarase,diktatorit te Turqise,maskarait qe vjen me lule e dhurata,por me synime te erreta e enderra djallezore per te ringritur perandorine Otomane nga varri,shkelesit te te drejtave te njeriut-sulltanit Erdogan.Dhe ai ben provokim duke zgjedhur kete dite!Ku jane patriotet shqiptare,ku jane disidentet turq??

    Përgjigju
  • Qyprilliu: 17/01/2022 00:14

    Mirëseardhje o i madhi Erdogan!

    Përgjigju
  • Nuk Ju Duam!: 16/01/2022 23:54

    S'na u ndane keto mut tyrqit e ndyre çallmaxhinj... Po ikni o maskarenj, se nuk ju duam, se na keni sjelle aq dem dhe shkaterrim, aq vrasje e gjak e mizerje sa s'ka laps e leter qe mund ti shkruaj. Na shpopulluat, na dogjet e na prishet genin e rracen e origjinen duke na perzjere me lloj, lloj plerash anadolli e azie te qelbur. Keni bere GENOCIDIN me te pashembellt ne te gjithe historine tuaj te ndyre. Imagjinoni sikur keto barbare mongolie gjithe zhul e ere te qelbur kembesh te mos kishin ardhur ne tokat tona, ne Arberine e Shenjte, çdo gje DO TE ISHTE NDRYSHE. Rraca e mrekulleshme Arberore, do te ishte e barabarte dhe do te Shkelqente ne Mozaikun Madheshtor Europian dhe ne do te ndiheshim krenar dhe plot dinjitet dhe jo si sot, te mbaruar e plot vese e mynxyra. Po fajin e kane keto gjoja shtetare qe bejne politiken e djallit dhe nuk kane piken e patriotizmit dhe moralit. Ne fakt ne DUHET qe edhe ambasaden e ketij shteti ta heqim nga Tirana e jo me ti presim e te marrim ndihma nga ta. Tani merr vlere te madhe e te vertete shprehja e Socializmit qe 'Bar hame dhe koken nuk ia ulim armikut'. Vertete te gjithe ata qe iu ka mbetur edhe sado pak gjak Arberi, DUHET te ngrihen ne demostrata dhe greva masive, ne te gjithe Shqiperine e ti japim e ti tregojme ketyre mongoleve, qe nuk kane pune ne Shqiperi dhe se populli shqiptar nuk i harron mynxyrat qe na keni shkaktuar. LARG DUART NGA ARBERIA!

    Përgjigju
  • Edi Rama: 16/01/2022 20:37

    Futini plumbin qenin te ndyre…. Kelysh qeni

    Përgjigju
    • Shqiptari: 16/01/2022 23:52

      Ske faj ti jo, ka faj ai qe sju la ne mes te rruges si papa i vatikanit me 100mi euro te dhjera sa per 2 hyrje pallati, ndersa Banka Islamike, Emiratet dhe Turqia dhane me shume se e gjithe bota se bashku. Miku i mire shifet ne dite te veshtire ndersa dyftyrshat zbulojne ftyren e tyre te vertete. Dije se Turqia ka qene dhe mbetet aleati me i mire i Shqiperise qe i gjendet ne cdo veshtiresi perballe cdo rreziku qe i kanoset kufijve te saj nga "fqinjet" armiq si Jugosllavi dhe Greku me ne krye krye-tradhetarin Gjergj Kastriotin i cili beri aleance me Sllavet te cilet e shqyen Shqiperine si shqiponja prene ne te gjitha anet. Por ti sdi gja nga historia dhe sdi gja tjeter vetem te nxjerresh ne pah ate Islamofobine qe ke brenda, hapi syte e shif kush ta do tmiren me te vertete e kush ta ka me tfutme.

  • Arben: 16/01/2022 20:32

    Nje nder betejat me te shkelqyera te Gj.K.Skenderbeut kunder Osmaneve dhe Sulltan Mehmetit te dyte eshte pikerisht beteja e Ujebardhes,Laçi i sotem dhe nuk besoj se erdogan ka zgjedhur pikerisht per provokim viziten Shqiperi ne daten qe ka nderruar jete heroi yne kombetar. Gj.K Skenderbeu perveqse shpartalloi nje ushtri prej 40 mije ushtaresh,aty zuri rob edhe djalin e vellait te tij Hamza Kastriotin,te cilin Skenderbeu nuk e vrau,por e ktheu ne Adrianopoje,Edirne e sotme. Megjithate natyralisht kemi lidhje te ngushte me popullin Turk dhe ky gjest human i Erdogan duhet te jete i ndershem,ne kuptimin qe nuk duhet te ndikoje ne mardheniet e shqiptareve ne komunitetin brenda ne radhe te pare duke i ndare ne dy pjese erdoganiste dhe gyleniste, por çeshte me e rendesishmja, nuk duhet te ndikoje ne mardheniet midis shqiperise dhe BE, pasi atje kemi rreth 1.5 milion shqiptare qe po mbajne gjalle ekonomine e ketij vendi qe prej 30 vjeteve.

    Përgjigju
    • Albulena: 16/01/2022 23:29

      E ke fjalen per ujbardhen për Albulenën në KURBIN apo për lumbardhin? Edhe Balaban Pasha (Mhill Baderi) ishte prej Petrele dhe tradhtoj Skenderbeun Gj.KASTRIOTIN dhe u kthy në musliman dhe Pasha Turk , për kete Gjergj Lleshi prej Shqezi (mes zones Albulens dhe Dilbnisht ) ose Kuqna dhe Mafsheq ka qënë Shqezi pra Gjergj Lleshi(Gjergj Aleksi) ja fut me shigjete ballit Mhill Baderi(ballaban pashës) i cili pati djeg fshatrat nga Skuraj , Milot , Galata, Daul dhe betejen e Logorecit ) pra në fakt lufta sjell perqarje por historia ka treguar që Turqia dhe USA dolen superfuqi pas luftes 1-3 boterore Sepse nuk moren pjes direkt në lufte dhe Turqia u tregua e zgjuar po Ashtu edhe US e kishin larg luften që u be në EU dhe Europen qendrore pra me pak fjale turqit jane diplomat por edhe jane fuqizuar shume , shqipëria duhet per treg dhe për dalje në EU pra Kjo tregon që shqipëria me99% hyn ne BE në këto 5-6 vite , urojme paqe dhe urojme që Rusia dhe Serbia ta kuptojne që paq ja dhe një shtet pa “mure” Siç ra ai Berlinit do bijnë gjithë muret rradhazi, urojme brezi Ri te jetë brez EU me bursa me levizje lirë dhe me intelektual !!!

  • Ura e thive: 16/01/2022 19:19

    Ne kohen e Nanos ka ardh tek ura e matit(shum afer Lacit)edhe Berlusconi me inaguru uren.Qeverit ate pun kane,por lacianet kan zero interes per turqit me ja u ba shpiat edhe prej florini kush i njeh.Asht i vetmi qytet ne Shqipni pa xhami.

    Përgjigju
    • Loku: 17/01/2022 06:59

      Prandaj nxirrni veç hajduta skiftera ju se jeni popull i mir shum

    • Mirditor: 16/01/2022 21:49

      Jo nuk eshte i vetmi. Zona e Himares nuk ka xhami

  • Trrnakop Kacija: 16/01/2022 18:00

    Thone qe sheshit qendror te Tiranes do ti hiqet emri Skenderbej dhe do te quhet sheshi Erdogan dhe ka shume mundesi te vihet edhe monumenti i tij

    Përgjigju
    • Arditi: 16/01/2022 19:14

      Nderkohe qe mikpritja ka qene dhe do jete nje virtyt baze i shqiptarise

  • Tirona - Partizoni: 16/01/2022 17:41

    Në fakt ai po vjen në Laç jo ne Tiranë sepse Kurbini eshte shtepia antike e KASTRIOTEVE , me dy kala prandaj zgjodhi Laçin sepse jane pasardhes Skenderbeut ndoshta Sepse po te donte I ndertonte ne a Tiranë apo Durres por u be investimi ne Laç , Kjo tregon që pas 5 shekujsh pas “paqes” me Serbine me “open ballkan” vjen “paqja diplomatike” me TURQINE me ndertesa në Laç , ne fakt populli që nuk ben “lufte” del me I fituar Shqipria ka nevoje për miq , për paqe dhe për një shqiperi në EU , sot Turqia mbetet dhe aleat strategjik pasi Greku ka Fransen , Serbia ka Rusi dhe Kine si aleate ndersa Shqipëria ka mbet me Italine dhe Turqine si superfuqi ushtarake prandaj Kjo tregon që kush njeh diplomacinë duhet bashkepunim dhe duhet kuptuar qe castrum corbinaunum eshte qendra kastrioteve dhe sot shqipëria po shikon drejt një rruge në BE , ne fakt duhet falenderuar edhe Qatar edhe EU edhe Erdogan edhe biznesmenet shqiptare qe ndihmuan ne rindertim dhe sot po behen ura shkolla , kalate kullat , po ndertohen shkolla dhe plot investime por duhet që të jemi pozitiv , investimi Turk duhet parë si një investim pro paqes dhe bashkpunim strategjik sepse populli shqiptar mjaft ka derdhur gjak tani ka nevoje për paqe dhe bashkepunim! Urojme që shqipëria te kete sa me shume miq te fuqishëm si Turqia Japonia Anglia Italia USA Gjermania dhe cdo superfuqi!!!

    Përgjigju
  • Aaa: 16/01/2022 16:44

    Si gjithmonë mirditorët pa turqit nuk kanë jetë hahhaahh Prapë flamuj turq në Laç. Rrugat Turqit, shtëpitë Turqit e shumë të tjera Turqit....

    Përgjigju
  • Sander: 16/01/2022 16:15

    Neser mbushen 555 vjet nga vdekja e Skenderbeut, edhe shqiperia po pret Erdoganin edhe haron heroin kombetar. Ndoshta heroi kombetar eshte Erdogani tani. Skenderbeu luftoj turkun por tani i kemi mik me te mire

    Përgjigju
    • Kdks: 17/01/2022 07:00

      Edhe me ju bo shpia edhe me të sha, ahahahah yyyt far e keqe

    • Qyprilliu: 17/01/2022 00:16

      Mos u merzit o Sander.

    • Arbëri: 16/01/2022 18:34

      Kjo ditë është e qëllimshme që të bie për turkun serborus! A ju kujtohet kur km bq e pat shpallë vit të Gjergj Kastriotit para 7-8 viteve , a thua pse …??? Po sepse ndryshe nuk do mundte ta tradhtonte këtë popull sot të “verbuar”…!

    • 136: 16/01/2022 18:32

      se kush esht palla,e tregon diferenca mes politikes gjermane dhe politikes turke. gjermania po paguan tgjith demet qe ka shkaktu gjat luftes dyt botrore, dhe i vjen turp per ate qe boni hitleri,nese nji gjermani ja kujton hitlerin ai ul koken dhe skuqet. kurse erdogan, vazhdon akoma politiken prehistorike osmane , per ta quajt shqiperin vend "VELLA" (jo pa qellim) investon ne xhami dhe ne imazh musmliman per shqiperin qe te arrij qellimin e te pareve te tij,qe tremben akoma nga busti i Skenderbeut. pra ti sje pall , por je humbje kohe te meresh me ty, se ske as llogjiken e degjimit te mendimit ndryshe. turoj tshkosh nje cik ne gjermani dhe tkuptosh diferencen e turqis me gjermanis.

    • Plac: 16/01/2022 16:58

      Edhe Hitleri të bëri të flisje me veten. Por ja që sot vdes të shkosh një çik në Gjermani ti, ik re pallë

  • KritikAbsolut: 16/01/2022 14:15

    Si gjithmone kotratat e trasportit i fiton kompania Albarent me pronar Blendi Gonxhja

    Përgjigju
  • Erd: 16/01/2022 11:33

    Nuk i duam turqit anadollak ne shqiperi, jane kancer. Posht Edi rama posht erdogan

    Përgjigju
    • Dokol: 17/01/2022 07:02

      O Erd, i duam ne, ska gjë se s'i do ti. Ti me shku në rrot tsomës direk

    • Qyprilliu: 17/01/2022 00:18

      Ik jeto se te iku jeta ne idiotsi.

    • Edi rama: 16/01/2022 20:39

      Futini plumbin kelyshit…helmojeni

    • Dogan: 16/01/2022 19:13

      O sumçe ik e pyeti ato qe perfituan banesa falas se si ndihen?

    • Coglione: 16/01/2022 14:19

      Ti e paske emrin si ai

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite