E nisi dhe e mbylli me Kosovën, Meta në Prishtinë: Do bëj më shumë pasi të lë detyrën! Osmani: Keni qenë edhe zëri i Kosovës! Dick Marty gënjeu

Atje ku nisi presidencën Ilir Meta në ditët e tij të fundit si kreu i shtetit ka zhvilluar një takim me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmanin. I pritur në një ceremoni shtetërore, Meta ka bërë shqiponjën në Prishtinë teksa pranë tij ishte presidentja Osmani. Imazhet i ka publikuar edhe vetë Meta në Facebook, ku ka shkruar: "Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë pranë njëra tjetrës."

Në një konferencë për shtyp dy krerët e shteteve partnerë, kanë folur rreth suksesit të madh të marrëdhënieve si dhe të nevojës së madhe për mbështetje të mëtejshme.

Presidenti Meta ka premtuar se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë thotë me bindje se edhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet e Kosovës. Presidenti nuk la pa përmendur edhe luftën në Kosovë duke treguar se vetë emrat e qytetarëve atje si Saranda, Vlora, Shkumbini e Berati tregojnë se sa e fortë është vëllzëria jonë. Ndërsa shpreson që të punohet akoma më shumë që të për afruar Shqipërinë me Kosovën.

Ndërkohë, Osmani ka vlerësuar rolin e Shqipërisë dhe të Metës për mbrojtjen dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Të pyetur nga gazetarët për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty-t, Osmani u shpreh se Kuvendi miratoi atë që është thënë gjithnjë në Kosovë dhe që gjithnjë do vazhdojë të thuhet. Sa i takon vonesës së miratimit, Presidentja nuk u ndal, por theksoi se Kosova ka një qëndrim të përditshëm, në çdo punë e frymëmarrje. Ndërkohë Meta theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesin në çdo hap njëra-tjetrën.

Raporti i Dick Marty-t u miratua në seancën e djeshme plenare u miratua me 125 vota pro. Pavarësisht debateve, opozita ka bashkuar votat me maxhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
Pas takimit me Osmanin, reagon Meta: Të ruajmë qëndrimet pro BE-së dhe NATO-s si e vetmja rrugë e stabilitetit në Rajon

Kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale, thotë se është jetike që të ruhet konsensusi dhe qëndrimi pro BE-së dhe NATO-s, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas Metës, ky vullnet kërkon devotshmëri edhe më të madhe politike mes Kosovës dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar.

‘Lidhja e pandashme Shqipëri – Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti tek Adem Jashari, nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini tek Ibrahim Rugova.

Është jetike të ruajmë besa-besë konsensusin mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO, si të vetmen rrugë që kemi zgjedhur sepse paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon mund të konsolidohen vetëm përmes anëtarësimit tonë të plotë në Bashkimin Europian. Ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një devotshmëri edhe më të madhe politike për të bashkëpunuar më suksesshëm në të gjitha nivelet.

I lumtur të ndaja këtë qëndrim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e falenderova për takimin e përzemërt, bisedën e hapur dhe shumë të frytshme që zhvilluam sot për rëndësinë jetike të thellimit të marrëdhënieve vëllazërore dhe strategjike mes dy shteteve tona.’- shkruan Meta.

Ora 11:18
Rezoluta Dick Marty, Osmani: Shtrembëroi të vërtetën, Kuvendi tha atë që themi çdo ditë! Meta: Duhet të koordinohemi

1658480657_meta4.jpeg

Presidentja Vjosa Osmani dhe Meta kanë zhvilluar një takim në Kosovë. të pyetur për miratimin e rezolutës nga Kuvendi Shqiptar dhe nëse ishte i vonuar Osmani u shpreh se Kuvendi ka thënë atë kemi thënë gjithnjë. Nga ana tjetër Meta u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesin në çdo hap njëra-tjetrën.

Sa i përket rezolutës natyrisht shprehin vullnetin e parlamenteve përkatëse. Ekziston një parim juridik bazik mund të shfuqizohen. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që është thënë deri më sot, lufta e Kosovës dhe UÇK nuk mund të zhbëhet pavarësisht përpjekjeve, Kosova nuk ka pasur çfarë të fshehë nga Millloshevici. Prandaj, unë besoj që ju konfirmimin tonë sa  i përket  pastrisë së luftës sonë çlirimtare e keni dëgjuar çdo ditë dhe nuk mund të prisni përshëndetje speciale sepse qëndrimi ynë është i përditshëm, në çdo punë e frymëmarrje tonën. Në çdo punë që bëjmë për Kosovën ne e nderojmë Kosovën. Ne kemi konfirmuar një të vërtetë që se mohon do kush të cilat mohohen e do të mohon nga Serbia e aletë rusë. Historia është kjo Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktima. pavarësisht kë pyetni në Parlamentin e Kosovës, do ta dëgjoni po vlerësimin e njëjtë i cili nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë ka thënë Dick Marty. Ka dashur të shtrembërojë të vërtetën po përgjigjen e ka marrë edhe nga prokurorë të Speciales. Siç e dini Kosova ka aplikuar për KE ne mirëpresim ndihmën nga Shqipëria dhe të gjitha shtetet anëtare. Është parim bazik juridik që organi që miraton një dokument kanë të drejtën ta shfuqizojnë atë. Në logjikën e shek të 19 dhe 20 për vrasjen e intelektualëve shqiptarë, Serbia po bën lloj lloj sulmesh për të sulmuar Kosovën, ne të gjitha këto i mbrojmë kudo në çdo cep të botës. Jemi shumë krenarë për këtë. Ne nuk harrojmë se kush insistonte më së shumti dhe kush këmbëngulte nuk e harrojë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë'- tha Osmani.

'Jo vetëm rezoluta e djeshme por çdo akt që i shërben demontimit të akuzave të Dick Martyt e të kujtdo qoftë. Dua të shpreh bindjen time të e të e të palëkundur,se edhe ish presidenti Thaçi, Veseli e Krasniqi do dinë ta mbrojnë me shumë dinjitet këtë të drejtë të popullit të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë gjithçka në mbështetje të kësaj beteje. Uroj dhe shpresoj që ata të rikthehen në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen çdo ditë me njëra-tjetrën dhe jo vetëm, po sidomos me Kosovën. Shpinën njëra-tj t'ia ruajmë çdo sekondë të forcojmë këtë rrugë euroatlantike dhe europiane na ka sjellë këtu ku përballojmë çdo gjë. '- tha Meta.

Ora 10:53
Meta: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën! Ju jap fjalën se do bëj më tepër nga mëngjesi i 25 korrikut

 

Presidenti Ilir Meta ka premtuar nga Kosova se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë thotë me bindje se edhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër.

Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyer me ju dhe të gjithë institucionet e Kosovës dhe do të vijojmë në të ardhmen. Jam i bindur se presidenti i zjgedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë positive”, tha Meta.

Presidenti nuk la pa përmendur edhe luftën në Kosovë duke treguar se vetë emrat e qytetarëve atje si Saranda, Vlora, Shkumbini e Berati tregojnë se sa e fortë është vëllzëria jonë. Ndërsa shpreson që të punohet akoma më shumë që të për afruar Shqipërinë me Kosovën.

“Duke ardhur dje për në Prishtinë po mendoja ato 4 javët e para të situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s më 24 mars, ditën kur bëja 30 vjet dhe pata fatin të mos e festoja ku kisha planifikuar.

Buxheti i Shqipërisë ishte katastrofik dhe në momentet më të vështirë dhe që dukeshin si më të pashpresa, shkëlqeu fisnikëria e kuksianëve në mënyrë të vecantë, edhe ata të pambështetur nga shteti, kanë qenë javë të paharruara. Nuk ka asnjë vështirësi që nuk tejkalohet.

Një familje kuksiane me dhjetëra të moshuar e fëmijë i bën përshtypje një vajzë që qante më vete dhe e pyeti pse po qan. “Është vetëm, ka humbur familjen” i thanë komshinjtë. Si të quajnë i tha, Saranda. Më bëri përshtypje se është emër i vecantë dhe shpresoj që të mos ketë humbur prindërit e saj, porn ë fund të fundit e di që ka pasur garë të madhe për të cuar sa më shumë Saranda në Sarandë. Dhe fakti që të kemi kaq shumë emra Saranda, Vjosa, Vlora, Shkumbin, Berat tregon sa e fortë është vëllazëria jonë.

Dje kujtova tmerrin nga Kukësi në Tiranë, sa herë bllokohej rruga nga zetorët. Si mbeteshin autobusët dhe bllkohej rruga. Jam dakord dhe besoj shumë se nuk do të na duhet kaq shumë kohë për një lidhje tjetër të re mes Shqipërisë e Kosovës, për sistem energjetik”, tha Meta.

Ora 10:48
Vjosa Osmani-Metës: Ju keni qenë zëri edhe i Kosovës në sfida të rëndësishme

 

Në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin Meta, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e tij edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.

“Kosova ka qenë dhe do të mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseradhur. Një muaj më parë shtetet tona nënshkruan 19 marrëveshje. Është më se e nevojshme që ato të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Axhenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin edhe më tej në pozicionin tonë si shtet i pavarur. Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Kosova po përgatit aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat në BE. Kosovën dhe Shqipërinë i bashkon shumë gjë, por ajo që na bashkon më shumë është e ardhmja euroatlantike. Në emër të të gjithë qytetarëve ju faleminderit për ndihmën që i keni dhënë Kosovës.  Sot është 12 vjetori i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë sa i përket pavarësisë së Kosovës që e vulosi pavarësinë dhe integritetin territorial. Faleminderit që në të gjitha këto rrugë keni qenë krah nesh”, tha Osmani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • degjoni ketu: 23/07/2022 12:32

    kjo injorante qe pret ket kandidatin per non grata ne ditet e fundit si president...konfirmon cfar politikane eshte kur erdhi ne Tirane takoi non graten.kjo po kerkon me cdo mundesi te mundeshme te deklarohet dhe kjo non grata amerika nuk ka deklaruar asnjehere non grata (pervec indise) ndonje njeri qe esht ne politike pervec vendeve qe i ka vene embargo kshu qe oj debile kjo shtohet ne kurrikulumin tend per te qene kandidate non grata sa te hiqesh nga ajo karrige

    Përgjigju
  • Rapushi Tambushi: 23/07/2022 11:26

    O sa diskretitim është për Kosovën që Presidente ka një DEBILE INJORANTE si kjo Vjosa Osmani që as Shwip sdi të flasi. Mare , mare.

    Përgjigju
  • Lapi: 23/07/2022 08:30

    Njerez me pa vlere dhe perdorues te nacionalizmit per perfitime personale se dy presidentat Meta e Osmani nuk mund te kete njeheresh perseri Kombi Shqiptar. O Mete per vete.

    Përgjigju
  • BENI: 23/07/2022 00:59

    FAJIN E KA KJO BUDALLACKA E KOSOVES,,QE PRET NJE KANDIDAT PER NON-GRATA...

    Përgjigju
  • Cubel breca: 22/07/2022 17:32

    Ka te drejt. Vetem kosova e din qe ky eshte palo presidenti i shqiperis. Dhe normale sdi te shkoj ne vend tjeter se pret njeri. Sa per shqiponjen e kemi mese te qart sa shum e don,se elbete nga 30 vjet nuk ka len gje pa i zhvatur. Po shpresojm qe pas dy ditesh mos tja shikojm me surratin,se na tremb kalamajt.

    Përgjigju
  • Tini: 22/07/2022 14:40

    Fatkeqesi qe kosova perfaqesohet nga nje injorante!

    Përgjigju
  • Albi: 22/07/2022 11:13

    Ky eshte kokrra e debilit

    Përgjigju
  • Kistra: 22/07/2022 10:57

    Ben gjeste per te treguar qe eshte i vleresuar nga shqiptaret e ka ndikim edhe pertej Shqiperise. Pra kerkon ti thote perendimit me konsideroni edhe kur t'mos jem president pasi jam faktor. Ligesia e hipokrizia e ketij nuk njehe limite!

    Përgjigju
    • Tini: 22/07/2022 14:37

      Ke shume te drejte, po ka edhe gruan me te lige se veten, si fole gjarperînjesh jane bashke me at viçidolasin!

  • Hahaha: 22/07/2022 09:59

    Jam kurioz nese do ta bej shqiponjen edhe kur nuk do jet president..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku