Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry ndonëse pati një axhendë të ngjeshur takimesh dhe kaloi pa asnjë incident, duket se ka përplasur Kryeministrin, Edi Rama me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Një natë më parë, Kryeministri Rama ka shprehur keqardhje për daljen e Presidentit Nishani në aeroportin e Rinasit, por Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka konsideruar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, për pritjen e tij rezervuar në aeroportin e Rinasit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry si të papërgjegjshme, duke shtuar se kjo është një fyerje për vetë atë dhe Sekretarin Kerry.
Presidenti Nishani, në reagimin e tij, pas deklaratës së Kryeministrit në emisionin "Dritare” në Vizion Plus, thotë se pritja e bërë nga Nishani në Rinas ishte një kërkesë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ndërkohë që i kërkon Ramës që të tërheqë këtë deklaratë fyese dhe spekulative, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan.
Ja deklarata e Presidentit Bujar Nishani
Institucioni i Presidentit të Republikës dënon ashpër deklaratën e papërgjegjshme të Kryeministrit Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare” në televizionin ‘Vizion Plus’, më datë 15 shkurt 2016, në koment të takimit të Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani.
I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan.
Menjëherë pas kësaj deklararate nga ana e presidentit të Republikës, ka reaguar Kryeministri Rama.
Ai, përmes një statusi të hedhur në rrjetin social ‘Facebook” shkruan se, është i keqardhur që Nishani i doli përpara avionit, pasi si e pse kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie.
Ja statusi i Edi Ramës në Facebook
Presidenca me ka keqkuptuar!Thjesht isha e jam i keqardhur qe Presidenti i Shqiperise i doli avionit perpara.Si e pse kjo s'ka pike rendesie
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO