Vizita e kongresmenëve amerikanë në Tiranë, Kim: Tregues se marrëdhëniet mes shteteve tejkalojnë ato partiake! Vizituam edhe afganët

Vizita e kongresmenëve amerikanë në Tiranë, Kim: Tregues se marrëdhëniet mes shteteve tejkalojnë ato partiake! Vizituam edhe afganët

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim

TIRANË- Pas takimit të kongresmenëve amerikanë me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se këto takime tregojnë  se marrëdhëniet mes shteteve shkojnë përtej atyre politike. Përmes një postimi në 'Tëitter', Kim shkruan se kongersmenët kanë kërkuar që sundimi i ligjit të jetë primar për vendin, në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë investitorë.

Ndërkohë, kongresmenët amerikanë kanë vizuar edhe afganët e strehuar në vendin tonë, ku kanë shprehur falënderimet e tyre për mikpritjen.

"Faleminderit Joni Ernst, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake Laturner për vizitën. Takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Luzlim Basha tregojnë se marrëdhëniet e tejkalojnë politikën partiake. Kongresmenët kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë biznes dhe investime. Kongresmenët amerikanë vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm në Shqipëri. Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tyre. Krenar që shoh OJQ, biznese dhe vullnetarë që mbështesin ata në nevojë", shkruan Kim.

Sot ambasadorja amerikane Yuri Kim sëbashku me kongresmenët amerikanë zhvilluan një takim fillimisht me kryeministrin Edi Rama në kryeministri dhe më pas me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës