Vizita e Kryeministrit tonë në Itali është thjeshtë një retorikë, ashtu si dhe marrëveshja e njohjes së pensioneve

Vizita e Kryeministrit tonë në Itali është thjeshtë një retorikë, ashtu si dhe marrëveshja e njohjes së pensioneve

Kryeministri Edi Rama

Ndoqa me një interes të veçantë, me thënë të drejtën vizitën e radhës të Kryeministrit tonë në Itali! Këtë vizitë e ndoqa me interes, sepse së pari edhe unë tashmë jetoj në Itali prej kohësh dhe janë pjesë e komunitetit tonë, por edhe për shkak të numrit të konsideruar të komunitetit tonë në Itali si dhe numrin e madh të çështjeve që mund të diskutohen!

Një ndër çështjet kryesore që duhet të negociohet deri me kusht për Italinë është padyshim çështja e marrëveshjes reciproke mbi njohjen e kontributeve dhe të pensioneve! Kjo sigurisht ka një rëndësi më të madhe për shqiptarët, për shkak të numrit të madh në raport me popullsisë e përgjithshme të shqiptarëve, por edhe për faktin, se tashmë kemi dy gjenerata të shqiptarëve në Itali, të parën që janë tashmë në pension dhe nuk u mjaftojnë vitet, sepse nuk u njihen kontributet e ndara mes dy vendeve, dhe një gjeneratë tjetër thuajse në prag pensioni, të cilët do të hasin të njëjtat problematika! Pra, nëse llogarisim mbi bazën e përqindjes të popullsisë që ka Shqipëria aktualisht, rreth 21% e tyre jetojnë në Itali. Kjo është një përqindje e lartë në raport me një vend si Shqipëria që nuk i kalon tre milion sipas statistikave zyrtare! Kjo është sikur rreth 20 milion italianë të jetonin jashtë e të mos gëzonin të drejtat e pensionit për vitet e punës!

Pra, si qeveria aktuale shqiptare, por çdo qeveri tjetër, duhet të ketë prioritet marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë e po ashtu edhe me Greqinë!

Vizitat e Qeverisë shqiptare në Itali duhet të jenë të mirë protokolluar dhe me një delegacion të përbërë nga ekspert të mirë e serioz!

Vizita e Kryeminsitrit tonë mud duk si një vizitë që hall më të madh kishte nxitjen e integrimit dhe anëtarësimit në BE! Në fakt, ky argument është i kotë të kërkohet nga Italia, sepse është aleati ynë që na ka mbështetur vazhdimisht dhe pa reshtur në çështje të integrimit! Shqipëria për Italinë, për dimensionet gjeografike e demografike është thuajse sa Sicilia, me një sipërfaqe më të madhe, por me një popullsi me të vogël! Sigurisht për sa I përket gjeopolitikës Shqipëria ka shumë më shumë peshë sa sipërfaqja dhe popullsia e saj!

Marrëveshja e pensioneve nga ana e Italisë, jo vetëm është një obligim, sepse shqiptarët me punë kanë paguar kontribute, por si një vend i civilizuar dhe Republikë e themeluar mbi punën- e vetmja Republikë Parlamentare që e ka të sanksionuar në Kushtetutë- e drejta e punës dhe e kontributeve bën pjesë tek dinjiteti njerëzor!

Kjo marrëveshje mund të arrihet edhe në kuadër të një fondi të veçantë që Italia mund të vendos në dispozicion të Shqipërisë, si mundësi që kjo e fundit të bëj një reformë dinjitoze për pensionet e kontributet duke rritur vlerat! Pavarësisht se Kryeministri jonë, duke bërë detyrën e shtetarit e theksoj në konferencë çështjen e marrëveshjes së pensioneve, mua në pamje të parë mu duk, thjeshtë një retorikë e radhës, sepse nuk pati asnjë nënvizim apo ritheksim nga homologu italian, Draghi!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • patrioti: 22/11/2021 13:13

    Mire e ke ti , po Draghi nuk varet nga Rqama .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë