TIRANË – Rreth 30 minuta pas ngritjes së “Air Force One” nga aeroporti i Athinës pas përfundimit të vizitës 2 ditore të presidentit Obama në Greqi, një avionin ushtarak transportues tip Airbus A400M (Military) ka fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare, mbi Tiranë.
Në fotot e Shqiptarja.com duket avioni ushtarak mbi qiellin e kryeqytetit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ndodhej prej dy ditësh në një vizitë zyrtare në shtetin fqinj Greqi për herë të fundit si president i Amerikës ndërsa pas Athinës Obama do të kryej një vizitë tjetër në Berlin, Gjermani.
Avioni ushtarak i fotografuar sot nga Shqiptarja.com rreth orës 15:20 zakonisht përdoret për transportimin e mjeteve logjistike por ka edhe përdorim si furnizues me karburant në ajër i aeroplanëve gjatë fluturimit.

(Avioni ushtarak amerikan A400M që fluturoi në Tiranë sot rreth orës 15:20)

FOTO
Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë në çdo vend të botës vë një lëvizje një flotë të tërë aeroplanësh, transportues si avioni në foto por edhe avion të tjerë C5 që transportojnë eskortën presidenciale dhe “Bishën” makinën e blinduar ku udhëton presidenti. Dy aeroplanë boing 747 identik përdoren gjithashtu, njëri prej tyre “Air Force One” aeroplani ku ndodhet presidenti. Gjatë ngritjes në fluturim të avionit presidencial në Greqi, u pezulluan fluturimet komerciale në hapësirën ajrore greke.

(Foto ilustruese: Modeli si avioni A400M që fluturoi sot mbi Tiranë) Foto të tjera
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në fotot e Shqiptarja.com duket avioni ushtarak mbi qiellin e kryeqytetit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ndodhej prej dy ditësh në një vizitë zyrtare në shtetin fqinj Greqi për herë të fundit si president i Amerikës ndërsa pas Athinës Obama do të kryej një vizitë tjetër në Berlin, Gjermani.
Avioni ushtarak i fotografuar sot nga Shqiptarja.com rreth orës 15:20 zakonisht përdoret për transportimin e mjeteve logjistike por ka edhe përdorim si furnizues me karburant në ajër i aeroplanëve gjatë fluturimit.

(Avioni ushtarak amerikan A400M që fluturoi në Tiranë sot rreth orës 15:20)

(Avioni ushtarak amerikan A400M që fluturoi në Tiranë sot rreth orës 15:20)

(Avioni ushtarak amerikan A400M që fluturoi në Tiranë sot rreth orës 15:20)
FOTOVizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë në çdo vend të botës vë një lëvizje një flotë të tërë aeroplanësh, transportues si avioni në foto por edhe avion të tjerë C5 që transportojnë eskortën presidenciale dhe “Bishën” makinën e blinduar ku udhëton presidenti. Dy aeroplanë boing 747 identik përdoren gjithashtu, njëri prej tyre “Air Force One” aeroplani ku ndodhet presidenti. Gjatë ngritjes në fluturim të avionit presidencial në Greqi, u pezulluan fluturimet komerciale në hapësirën ajrore greke.