Duket se jo vetëm Papa Francesku “bashkoi” politikën shqiptare për rregullimin e sheshit “Nënë Tereza” siç kishte shkruar dhe Reuters, por gjithashtu edhe kushtet e atmosferike.
Gjatë meshës së mbajtur nga Ati i Shenjtë, ku në një moment nisën rreshje shiu shohim se janë bashkuar në një çadër kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Dy kundërshtarët politikë dhe njëherësh deputetë në Kuvendin e Shqipërisë duket se kanë lënë për pak çaste rivalitetin duke shijuar së bashku meshën e Papës. Nuk dihet cili prej tyre i ka ofruar tjetrit të ndajnë çadrën së bashku.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com