VATIKAN- Agjencia e lajmeve në Vatikan, CNS, ka publikuar një artikull ku shtjellon ato, që sipas saj, janë arsyet në themel të vizitës së kreut të Kishës Katolike në vendin tonë. Duke cituar vetë papën dhe klerikë të ndryshëm të Kishës Katolike në Shqipëri, ky artikull jep dhe një panoramë tepër interesante mbi vendin tonë.
“Vizita njëditore e Papa Françeskut pritet ti japë shqiptarëve shpresë, shërim”- ky ka qenë dhe titulli i artikullit, ndërsa që në hyrje shkruhet se kreu i Vatikanit ka zgjedhur Shqipërinë si etapën e parë të udhëtimit të tij nëpër Evropë në kuadër të një filozofie dhe të një përqasjeje pastorale: “Drejtohu periferive, çoju shërim atyre që vuajnë”.
Pak kohë më parë vetë Françesku ka deklaruar: “Prezenca e Papës në Shqipëri do t’u thotë njerëzve, ‘Shikoni ju mund të punoni së bashku’”. Kjo deklaratë është bërë për të inkurajuar vlerat historike të shqiptarëve, si shembull i harmonisë ndërfetare në shekuj. Dhe jo vetëm, Shqipëria do të jetë, në emër të Papa Françeskut, shembull për të promovuar në të gjithë Europën indiferencën gjenetike ndaj përçarjes fetare që kanë ushqyer prej kohësh dhe fenomenet ekstremiste.
Në artikullin e CNS përmendet dhe fakti se Papa do të vizitojë, më datë 21 Shtator, një vend të varfër me mazhorancë myslimane dhe me arsyen për të vënë në qendër të opinionit publik botëror, të përçarë nga sektarizimi i tejskajshëm, një komunitet multifetar ku minoranca katolike (vetëm 16% e popullsisë sipas CNS) bashkjeton në harmoni në të gjitha sferat e shoqërisë.
Ndërsa për të theksuar hovin që ka marrë vendi ynë ndaj vizitës së Papës në Tiranë, CNS citon koordinatorin e Kryedioqezës të Tiranës, atin Gjergj Meta kur thotë se “myslimanët, ortodoksët dhe ateistët gjithashtu e shohin Papa Françeskun si një person karizmatik, i cili mbron të dobtët dhe njerëzit pa zë”. Dhe gjithmonë sipas CNS, kjo paqe dhe harmoni ndërfetare i ka rrënjët e saj qysh nga koha e persekutimit Otoman në shekullin e 14, kur myslimanët, ortodoksët dhe katolikët, si pasojë e pushtimit tepër të gjatë qëndruan dhe punuan së bashku.
Ndërsa nuk lihet pa përmendur, në këtë artikull, dhe historia 50-vjeçare e diktaturës Enveriste në vendin tonë. Regjimi i kaluar persekutoi dhe vrau mbi 200 priftërinj katolik, në kuadër të projektit të një Shqipërie ateiste që u bë fakt i kryer, me ligj, në vitin 1967.
Mbi kishat shekullore shqiptare, ashtu siç është në dijeni dhe mbarë opinioni publik i vendit tonë, në këtë artikull thuhet se u transformuan ose u tjetërsuan nga sistemi socialist, nga vënde kulti në kinema , palestra ose në salla takimesh.
Dy dekada më vonë pas ardhjes së epokës demokratike, sipas CNS, vendi ynë po përjeton lirinë fetare por është ende i zënë në ngërç nga fenomene si korrupsioni, probleme në infrastrukturë dhe fenomene sociale tepër problematike si Hakmarrja dhe sistemi kanunor mbi të cilin bazohet kjo e fundit.
Shkruhet gjithashtu se Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, me rreth 17% të popullsisë si të papunë dhe me 14% të banorëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë. Gjë që ka shtyrë prej dekadash dhe emigrimin në masë. “Njerëzit janë të lirë, por jo të lumtur”-ka deklaruar ati Meta për këtë agjenci lajmesh, duke shtuar:
“Sfida më e madhe për kishën shqiptare në ditët e sotme është përqasja me nevojat sociale, psikologjike dhe shpirtërore të njerëzve. Para se kisha të jetë efektivisht një mësuese e fesë, duhet të jetë në rradhë të parë një forcë që shëron.”
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

japë shpresë e shërim shqiptarëve"">