TIRANË- Vizita e Papa Françeskut nesër në Tiranë, pritet të jetë e veçantë jo vetëm në aspektin historik për popullin shqiptar, por dhe në atë ekonomik e turistik. Në këndvështrimin e ekspertëve të ekonomisë fluksi i madh i grupeve të pelegrinëve, gazetarëve apo vizitorëve të tjerë të huaj, që do të ndjekin Papën, në 21 shtator në Tiranë, pritet të nxisë konsumin në tregjet e suvenireve, lokaleve dhe restoranteve si dhe të rrisë qarkullimin e valutave në pikat e këmbimit valutorë, duke sjellë një forcim të lekut.
Por mbi të gjitha kjo vizitë është e rëndësishme për publicitetin që do të marrë vendi ynë në mbarë botën. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton se është përgatitur t'i ofrojë shërbime të mirëseardhjes dhe të zbulimit të Shqipërisë, grupeve të mëdha të pelegrinëve, gazetarëve apo vizitorëve të tjerë, që do të ndjekin Papën, nesër në Tiranë.
Nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit , janë përgatitur botime promocionale të ideuara dhe printuara posaçërisht për këtë event, në gjuhën angleze që përmbajnë informacion të ilustruar mbi Shqipërinë. Konkretisht : "Travel & Discover", "Albanian Cultural Attractions", "Albanian Iconography", "TIRANA", "Tourist Map".
Zyra e Shërbimit Turistik ka mbështetur përgatitjen e hartës informuese për Tiranën "Tirana Map &Info", pjesë e paketës promocionale që do t'u shpërndahet pelegrinëve, gazetarëve dhe vizitorëve.e.xh//m.m/
/Shqiptarja.com