Instancat qeveritare dhe bashkia nuk janë të vetmet që po merren me organizimin e vizitës së Papës në vendin tonë, nga e cila na ndajnë vetëm 10 ditë.

Një kontribut të rëndësishëm për organizimin dhe mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë, po jep edhe Kisha Katolike Shqiptare.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masfara, në një intervistë për televizionin A1 Report, teksa nuk ngurron të fshehë lumturin që Papa pranoi të vizitonte vendin tonë, rrëfen detaje nga përgatitjet që po bën kisha katolike në kuadër të kësaj vizite.
 
“Kemi organizmin e momenteve të rëndësishme, si takimet ndërfetare apo takimet në katedrale me meshtarët dhe klasën politike.”-tha Masfara.

Masafara ka edhe një ide për arsyet që e shtynë, Papa Franceskun të vizitonte Shqipërinë, teksa shtoi se ky vendim i tij ka habitur jo pak ndërkombëtarët.

Por cili është mesazhi që përcjellë vizita e dytë e një pape në Shqipëri?
Arqipeshkvi i Shkodrës pohoi gjithashtu se Ati i Shenjtë dhe komuniteti katolik shqiptar janë tejet të shqetësuar më situatën në lindjen e mesme dhe se Papa kanë ndërmarrë iniciativa konkrete për shuarjen e konfliktit në atë rajon.

“Ai ka thënë: Unë do të shkoj i ftuar nga ipeshkëvitë dhe Kryeministri për të vizituar një vend që ka vuajtur shumë dhe ku besimtarët janë persekutuar. Arsyeja tjetër që ka përmendur është fakti se në Shqipëri ka një bashkëpunim dhe tolerancë fetare.”- shprehet Masfara.

Ndërkohë pamundësinë e Atit të Shenjtë për të zhvilluar një vizitë në Mirditë si një nga vatrat e katolicizmit Arkipeshkvi e justifikon me axhendën e ngarkuar dhe kohën e limituar gjatë kësaj vizitë në vendin tonë.

Vizita e Papa Françeskut është vizita e dytë e një Pape në vendin tonë, pas saj të Papa Gjon Palit në 1993, teksa në atë kohë shoqërohej edhe nga Nënë Tereza.

Intervista e plotë me Arqipeshkvin e Shkodrës, Angelo Masfara

Si është pritur lajmi i vizitës së Papës? 
Në qershor mbërriti lajmi që Papa kishte pranuar ftesën e Kryeministrit për të ardhur në Shqipëri. Ka qenë kënaqësi e madhe kur morëm vesh se Ati i Shenjtë do të vinte në vendin tonë. Është vizita e parë që ai bën në një shtet evropian dhe është Papa i dytë që vjen në Shqipëri. Ka ardhur përgjegjësi i tij për të organizuar gjithçka dhe ne bëmë edhe shpalljen publike të vizitës. Krijuam një komision dhe kemi ndarë detyrat për të bërë një pritje sa më të mirë të Atit të Shenjtë. Ka qenë një entuziazëm i madh, madje disa media në Evropë habiteshin se përse Papa përzgjodhi Shqipërinë për të vizituar.
 
Ai ka thënë: Unë do të shkoj i ftuar nga ipeshkëvitë dhe Kryeministri për të vizituar një vend që ka vuajtur shumë dhe ku besimtarët janë persekutuar. Arsyeja tjetër që ka përmendur është fakti se në Shqipëri ka një bashkëpunim dhe tolerancë fetare.
 
Ka një mesazh vizita e dyte e një Pape në Shqipëri?
Vizita e parë erdhi pasi në vend shpërtheu demokracia, ai erdhi për të vënë themelet e hierarkisë fetare dhe për të thënë se feja nuk u zhduk kurrë, pavarësisht se u ndalua me ligj dhe priftërinjtë u dënuan dhe u persekutuan.
 
Feja në vitet 1990 nuk ishte shuar pavarësisht tmerrit komunist, Papa Gjon Pali themeloi hierarkinë fetare.
Sot vizita e Papës Françesku është një miratim i gjithçkaje të bërë nga kisha deri sot, ai do të japë udhezime për ungjillëzimin e ri.
 
Ne e kishim para shikuar para ardhjes se Papës që në fund të shtatorit të bënim një Asamble Kombëtare për të shikuar situatën e fesë në Shqipëri, ungjillëzimin në tërësi. Feja ne tre periudha, në kohën e komunizmit, në ardhjen e demokracisë dhe në ditët e sotme.Papa e gjen kishën më të gjallë e të re, por që ka nevojë për udhëzime.
 
Ati i Shenjtë gjatë kohëve të fundit është përqendruar tek mesazhet inkurajuese, a kanë ndikuar këto në kishën shqiptare për çuar punën përpara?
Papa është ai që na urdhëron dhe çdo predikim i tij është i vlefshëm.
Predikimin që bëri së fundmi në Kalbari për krimin dhe vrasjet qe pasojnë atë, e bëri për të dhënë mesazhin se ato duhet të ndalen. Në Kore gjatë bisedës tij për një kishe të lindur nga laiket, kjo përvojë është një nxitje për në për të ecur përpara. Po bëjnë një kishë që të marrë sa më shumë përgjegjësi.

Cilat janë konkretisht përgatitjet e kishës në kuadër të kësaj vizite?
Përgatitja e sheshit ku do mbahet mesha në qendër, me atë po merremi, për të bëre një ambient sa më komod.
Kemi marrë përsipër të bëjmë posterat që do përdoren gjatë kësaj vizite, të përgatisim besimtare për të ardhur në ceremoni, kemi një komision për këtë punë.
Do ketë një transparence edhe për të ardhurat qe do mblidhen nga bamirësit. Kemi organizmin e momenteve të rëndësishme, si takimet ndërfetare apo takimet në katedrale me meshtarët dhe klasën politike. Takimi i fundit në Bubq po merremi edhe me këtë. Është interesante, kur ai shkoi në një vend të shenjtë në Kore ai hyri zbathur, për të treguar se Krishti, ka qenë afër ndaj atyre që vuajnë.
 
Ne po organizojmë që ata që janë në shtëpinë Betania të jenë edhe në shesh, teksa është parashikuar prania edhe njerëzve me aftësi të kufizuar, po bëjmë çmos që kjo kategori njerëzish të jenë të pranishëm në shesh. U kemi dorëzuar kishave një program shpirtëror qe tre te diela para vizitës të informojmë besimtarët mbi faljen, pajtimin me të kaluarën dhe pajtimin me vetveten, të pranojmë të kaluarën, të mësojmë nga ajo që gjërat e këqija të mos ndodhim më.
 
Uroj qe dhe situata ne Irak të përmirësohet, e ata që vrasin në emër të zotit nuk janë besimtarë.Ne duam që vizita të lerë shenjë të shqiptarët, motoja jone se bashku me zotin, një shprese që nuk gënjen, ardhja e Papës do mbajë ndezur këtë shpresë. Kriza ekonomike ka bërë të na ulët shpresa, por papa uroj te na e rikthejë atë.
 
Pritet pjesëmarrje masive në shesh për meshën që do mbahet nga Papa?
Besoj se do ketë pjesëmarrje masive nga mbarë trojet shqiptare, problem do jetë transporti pasi nuk kemi mjete, por edhe për këtë do bashkëpunojmë me shtetin që të na ndihmojë me çdo mjet që ka.
 
Ne jemi mësuar të punojmë në aksion dhe shumë shpejt e bëjmë gjithçka, besoj do ketë shumë besimtare atë ditë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)