TIRANË - Përgatitja për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë ka vënë në lëvizje edhe Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ky institucion ka nisur paraditen e sotme një aksion te Sheshi Nënë Tereza, ku do të prishen disa objekte të ndërtuara pranë Korpusit të Univerisitetit, por edhe objekte përreth Politeknikut. Operacioni drejtohet nga kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti.
Pas këtij aksioni efektivat e INUK do të përqendrohen te rruga e Elbasanit ku do të ekzekutohen vendimet për prishjen e objekteve të tjera për t’i hapur rrugë projektit për zgjerimin e kësaj rruge.

Ndërkohë INUK do të vijojë punën edhe përgjatë Unazës së re, ndërsa në mbrëmje do përqendrohet në rrugën Tiranë-Rinas për heqjen e tabelave të reklamave.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO