Më pak se tre javë kanë ngelur nga vizita që do të bëjë Papa Francesku, në 21 Shtator, dhe nga mesha që do të mbajë në sheshin Nënë Tereza. Punimet që kanë filluar prej disa ditësh vazhdojnë me intensitet të lartë dhe pritet që të përfundojnë në datën 10 Shtator ,datë në të cilën do të fillojë dhe dekorimi i sheshit por dhe i akseve kryesore.


Fasadat e institucione që ndodhen në këtë shesh kanë rifituar shkëlqimin që ka pasur në projektin e arkitektit italian Gerardo Bosio, rreth viteve 40. Ndërsa në të dy anët e Universitetit Politeknik janë larguar si lokalet ashtu dhe plehrat dhe po punohet për kthimin e tyre në lulishte.

SHESHI NENE TEREZA



































Muri që ndodhej në krah të rektoratit sot është shembur duke i dhënë mundësië e shfaqjes së plotë të gjithë godinës së këtij institucioni. Pritet që në ditët në vijim sheshi të marrë pamjen e plotë sipas projektit duke qenë se punimeve po ju vjen fundi.


sheshi nene tereza 2
































 
Bukuria e këtij sheshi do të duket më shumë kur të fillojë gjelbërimi i sheshit me bimë e pemë dekorative por dhe shtimi i ndriçimit.



sheshi nene tereza 3




































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)