Ashtu si ai kishte paralajmëruar para se të zgjidhej në këtë post, vizita e tij e parë jashtë Kosovës si kreu i ekzekutivit do të jetë në Shqipëri.
Burime qeveritare bëjnë me dije se në mesditë Haradinaj do të takohet me krerët e shtetit, Presidentin Meta, Kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.
Mësohet se ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet tek "Pallati i Brigadave'
Në orën 11:30 dy kryeministrat pritet të dalin në një konferencë për mediat.
Po ashtu sipas të përditshmeve ai pritet të takohet edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sali Berishën.
Gjithashtu sipas burimeve ai pritet të takohet edhe me princ Lekën.
Takimin e parë zyrtar jashtë Kosovës e ka realizuar në Shqipëri edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kjo do të jetë vizita e parë e Haradinaj pas ardhjes në krye të ekzekutivit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com