Vizita e Ramës në Pogradec
Spaho: Fjalë shumë e punë pak

Vizita e Ramës në Pogradec<br />Spaho: Fjalë shumë e punë pak
TIRANE - Nënkryetari i Partisë Demokratike njëherësh nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Edomnd Spaho ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në Pogradec ku inspektoi punimet që po bëhen përgjatë bregut të liqenit të Ohrit.

Në reagimin e tij Spaho shprehet se punimet të cilat inspektoi Rama sot kanë nisur që në kohën e PD-së, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që ka sjellë qeveria aktuale ka qenë bllokimi dhe kosto të mëdha ekonomike për banorët.

Sipas tij rishfaqja për të disatën herë e Ramës në Pogradec, është qesharake dhe sipas tij dëshmi e fjalë të shumta e punëve të pakta.

Më poshtë reagimi i nënkryetari të PD-së Edmond Spaho:
Rikthim i përsëritur i Edi Ramës në bregun e Liqenit të Pogradecit ju kujton qytetarëve vetëm papërgjegjshmërinë e tij. Kjo rrugë ka nisur në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Po mbushen pothuaj dy vjet qeverisje të kësaj maxhorance dhe e vetmja gjurmë që ka lënë Rama në të është bllokimi dhe ndërprerja e punimeve ç’ka ka sjellë stres dhe kosto të madhe ekonomike për banorët, dhe bizneset e gjithë qarkut të Korçës të cilët udhëtojnë në këtë aks. Rishfaqja për të katërtën a të pestën herë në këtë rrugë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë autostradë prej dhjetra e dhjetra kilometra, është qesharake dhe dëshmi e fjalëve të shumta dhe punëve të pakta. Në Pogradec ka zemërim dhe ironi për shëtitjet pa bukë të kryeministrit dhe ato që lëshon nga goja të cilat janë shpesh fyese dhe të papranueshme. Puna në këtë segment ecën me ritmin e breshkës sikurse është edhe ritmi i punës së qeverisë së Ramës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë