Vizita e Ramës në Athinë, bujë e pasqyrim në mediat greke! Citojnë kryeministrin: Nuk erdha për të provokuar

Vizita e Ramës në Athinë, bujë e pasqyrim në mediat greke! Citojnë kryeministrin: Nuk erdha për të provokuar

Rama në Athinë në stadiumin Galatsi, 12 maj 2024

Nisja e turit të takimeve të kryeministrit Edi Rama me bashkatdhetarët nga Athina, zuri një hapësirë të madhe në mediat greke, duke qenë lajmi kryesor deri pas mesditës.

Nga “Kathimerini”, “Protothema”, “CNN.gr”, “Mega”, “Skai”, “Zougla” e më gjerë shkruan për tubimin që u zhvillua me praninë e flamujve kuqezi në të gjithë arenën.

Mediat greke njëzëri të gjithë shkruan duke cituar kryeministrin shqiptar se nuk ishte në Athinë për të provokuar, por për të takuar bashkëkombësit e tij.

“Në fjalën e tij, shkruan “Protothema”, Rama theksoi se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë.”

Mediat greke ndërkohë raportuan edhe për një numër të vogël protestuesish jashtë stadiumit, të cilët nuk ishin dakord me tubimin por që nuk krahasoheshin me ata që ishin pjesë e tubimit dhe në festë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdutët: 12/05/2024 23:21

    Kush do ju besoj më o zëmër zinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge